Mattia De Sciglio i ka thënë “po” Barcelonës për një transferim në Camp Nou, sipas mediave italiane. Afrimi i italianit do t’i hapte rrugë shitjes së Nelson Semedos dhe Junior Firpos, të dy këta lojtarë që nuk kanë bindur drejtuesit e Barcelonës.
Kontaktet midis Juventusit dhe Barcelonës për arritjen e marrëveshjes janë në vazhdim dhe prioritet për të 2 klubet është një shkëmbim i mundshëm, duke qenë se koronavirusi i ka tronditur jo pak kartat e klubeve në përgjithësi.