Aksion në bregdetin shqiptar/ Arrestohen 7 persona, mes tyre 5 punonjës të IKMT-së, ja për çfarë akuzohen…

Polícia e Sarandës ka vene ne pranga 7 persona, te cilet ákuzohen për lejimin e ndërtimeve pa leje në bregdetin e Ksamilit.

5 prej personave të árrestuar janë punonjës të Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, mbi të cilët rëndon ákuza e shpërdorimit të detyrës.

Aksioni i polícisë është zhvilluar gjatë pasdites së djeshme, ku polícia ka vënë nën sekuestro dhe një automjet të IKMT-së, që momentalisht po mbahet i bllokuar më komisariatin e Sarandës.

Duke qenë se aksioni është ende në vijim, ka pak detaje lidhur me identitetet e personave të árrestuar, dhe në orët në vijim pritet një komunikim zyrtar nga ana e Polícisë.

Në një kohë kur sezoni turistik ende nuk ka nisur dhe është në pikëpyetje, Ksamili është një nga destinacionet më të lakmuar të pushuesve, e për këtë shkak duhet të jetë dhe sa më i pastër nga ndërtimet pa leje, që të mund tiu ofrojë kushte sa më optimale, qoftë edhe turistëve nga brenda vendit. (E.K/Faxweb.al)

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko