Basha publikon raportin e BERZH: Ekonomia pritet të tkurret me 9%, më keq se në çdo vend tjetër. Ramavirusi zgjodhi të paguajë oligarkët

0
127

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama për rënien ekonomike pas  raportit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) sipas të cilit ekonomia shqiptare parashikohet të bjerë me -9%, që është më e thella në rajon dhe në gjithë vendet në zhvillim.

Sipas Bashës kjo tkurrje vjen sepse “Ramavirusi zgjodhi të paguajë oligarkët” dhe se prej tij “njerëzit janë sot pa punë dhe të varfëruar”.

“Ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%, më keq se në çdo vend tjetër, sepse RAMAVIRUSI zgjodhi të paguajë me paratë e shqiptarëve miqtë e tij oligarkë dhe jo njerëzit e bizneset. Prej RAMAVIRUSIT njerëzit janë sot pa punë, të varfëruar dhe pa asnjë mundësi të përballojnë krizën”, shkruan Basha.

  • foto galeri
  • foto galeri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here