Maliqi thirrje shqiptarëve: Të gjithë tek Teatri!! Kauza më fisnike që ja vlen të japësh edhe jetën…

0
164

“Kauza e Teatrit Kombëtare është beteja më jetike e trupit të sakatosur të Shqipërisë”

Kështu shprehet deputeti Lefter Maliqi, i cili bën thirrje që të gjithë të shkojnë te Teatri Kombëtar, pasi sipas tij ora e provës po afron.

Në një postim në Facebook, Maliqi shkruan se Teatri Kombëtar nuk është thjeshtë një ndërtesë, aty është Memoria Kombëtare e shqiptarve për të cilin do të luftojmë deri në fund.

Teatri Kombëtar pas VKM-së ku i kaloi në pronësi bashkisë së Tiranës. Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet nesër dhe në rend të ditës do të ketë edhe projektvendimit për prishjen e TK.

Postimi i plotë:

Të gjithë tek Teatri. Ora e proves po afron.Kauza me fisnike qe ja vlen te japesh edhe jeten.Teatri Kombëtar nuk është thjeshtë një ndërtesë, aty është Memoria Kombëtare e shqiptarve për të cilin do të luftojmë deri në fund. Në këto vite të Rilindjes, Sulltani na ka dhënë disa kauza me veprimet e papërgjegjshme të tija. Por Kauza e Teatrit Kombëtare është beteja më jetike e trupit të sakatosur të Shqipërisë. Të gjithë Shqiptarët të mblidhemi te teatri!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here