Një grup aktorësh reaguan pak më parë lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar ku përmes një peticioni ata kërkojnë distancimin e politikës nga çështja në fjalë dhe ndërtimin e Teatrit të ri në të njëjtin vend.
Por kur sheh emrat viher re se disa prej tyre njihen publikisht si mbështetës të PS, ka prej tyre që janë edhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ndërsa shumica është pjesë e trupës së Portokallisë.
Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të shpërthejnë memet tallëse dhe ku sigurisht dominon dora e mjeshtrit Genc Sejko.