Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, protestave te shumta dhe dhunes policore me shoqerim te qytetareve, ka reaguar delegacioni i Bashkimit Europian.
Në reagim, thuhet se delegacioni kërkoi dialog dhe “i vjen keq” që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet.
Delegacioni bën edhe thirrjen standarte që palët “të tregojnë vetëpërmbajtje”.
“Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore. Që në orët e para të këtij mëngjesi, kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren. Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës”, thuhet në reagim.
Kujtojmë se kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, një godinë e trashëgimisë tonë kulturore, u pozicionua organizata “Europa Nosta”, e cila ofroi rikontruktimin e Teatrit, me paratë e taksapaguesit europian.
Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore. 1/2
— EU in Albania (@EUinAlbania) May 17, 2020