Policia ka ndërhyrë për shpërndarjen me forcë të protestuesve që kishin bllokuar rrugën “Myslym Shyri” për disa minuta në Tiranë.
Forcat e rendit kanë ndërhyrë me dhunë duke mos kursyer goditjet ndaj protestuesve të cilët refuzonin të lironin rrugën.
Pamjet e rënda u transmetuan LIVE nga Abc News përmes komentit të gazetares Xhensila Kodra.