Teatri vdiq, rroftë teatri!

0
200

Nga Bledian Koka 

Në një akt të pashembullt dhune, terrori, e banditizmi shtetëror shqiptarët humbën dy ditë më parë një copëz jo të vogël të trashëgimisë së tyre kulturore. Në këmbim të një teatri 80 e kusur vjeçar, duke injoruar vikamat e korifejve të skenës që përformuan aty veprat më të kulluara të Shekspirit, Molierit, Balzakut, Tolstoit klani okult qeveri-bashki ka vendosur të ndërtojë aty një papion si teatër, projektin e ideuar përmes kopjimit nga një kompani daneze e quajtur Bjarke Ingels.

Papijoni danez është qartazi aliasi i një kollareje që dyshja kryeministër-krybashkiak vendosën t’i varin mu në qafë qytetarëve shqiptarë për të disatën herë në 7 vite sundim. Dhe sërish propaganda po mundohet të nënshtrojë arsyen. Më gënjeshtra propagandistike të orkestruara në segmentin Sheshi Skënderbej-Bulevardi Dëshmoret e Kombit, propaganda vijoi edhe sot e gjithë ditën nga dy mashtrues të mandatuar publik pa ndalim. Pa frerë, pa teklif, pa nder.

Sot kur ende Shqipëria e arsyes po kuron plagët e trupit dhe të shpirtit pa ngushëllim, mullari i gënjeshtrave që qelb si gropë septike e pazbrazur nga punonjësit e komunales gëlon tradhti dhe prerje në besë. Kryeministri përmes një krimi në bashkëpunim, goditi të fundmin rregull loje që e bënte Shqipërinë ende të dukej si një vend me demokraci të nderë. Pas kësaj nuk ka më rregulla, nuk ka më ligje që bëjnë kuptim, nuk ka më vendime që duhen kohë të zbatohen. Nga sot ata mund të bëjnë ç’të duan.

Protesta e një dite më parë, ishte një qiri i ndezur në furtunën e arrogancës qeveritare, që nëse nuk strukturohet në një lëvizjë popullore anti-sundim, rrezikon të fiket bashkë me pluhurin e ngritur nga fadromat e bashkisë që rrafshuan në pak orë, qëndresën epike 2.5-vjeçare të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Opozita nuk mund të jetë më vetëm politike, si e tillë ajo dështoi me sukses në orën 4.30 në 17 majit të 2020-së. Si asnjëherë tjetër kryeministri u përball një natë më parë me mish për dhëmbët e gojës së tij, me të cilën nuk resht së prodhuari mashtrim. U desh një djalosh nga Prishtina i quajur Rron Gjinofci që me gjuhën e tij të papërplyer, ta bëjë kamaren e kryeministrit të duket bide. Shumë thjeshtë, duke e sulmuar dhe duke e injoruar në të njëjtën kohë. Propaganda ndali për pak minuta. Fitorja e djaloshit aktivist përballë kryeministrit plak ishte e dukshme. Por kjo nuk e zgjidh problemin që kemi. Propaganda dhe pabesia na kanë vrarë teatrin dhe gërmadhat e teatrit do të zënë poshtë o neve ose qeverinë. Dikush dje ne protestë bëri një thirrje: Popull zgjidhNga Bledian Koka 19/05/2020

Në një akt të pashembullt dhune, terrori, e banditizmi shtetëror shqiptarët humbën dy ditë më parë një copëz jo të vogël të trashëgimisë së tyre kulturore. Në këmbim të një teatri 80 e kusur vjeçar, duke injoruar vikamat e korifejve të skenës që përformuan aty veprat më të kulluara të Shekspirit, Molierit, Balzakut, Tolstoit klani okult qeveri-bashki ka vendosur të ndërtojë aty një papion si teatër, projektin e ideuar përmes kopjimit nga një kompani daneze e quajtur Bjarke Ingels.

Papijoni danez është qartazi aliasi i një kollareje që dyshja kryeministër-krybashkiak vendosën t’i varin mu në qafë qytetarëve shqiptarë për të disatën herë në 7 vite sundim. Dhe sërish propaganda po mundohet të nënshtrojë arsyen. Më gënjeshtra propagandistike të orkestruara në segmentin Sheshi Skënderbej-Bulevardi Dëshmoret e Kombit, propaganda vijoi edhe sot e gjithë ditën nga dy mashtrues të mandatuar publik pa ndalim. Pa frerë, pa teklif, pa nder.

Sot kur ende Shqipëria e arsyes po kuron plagët e trupit dhe të shpirtit pa ngushëllim, mullari i gënjeshtrave që qelb si gropë septike e pazbrazur nga punonjësit e komunales gëlon tradhti dhe prerje në besë. Kryeministri përmes një krimi në bashkëpunim, goditi të fundmin rregull loje që e bënte Shqipërinë ende të dukej si një vend me demokraci të nderë. Pas kësaj nuk ka më rregulla, nuk ka më ligje që bëjnë kuptim, nuk ka më vendime që duhen kohë të zbatohen. Nga sot ata mund të bëjnë ç’të duan.

Protesta e një dite më parë, ishte një qiri i ndezur në furtunën e arrogancës qeveritare, që nëse nuk strukturohet në një lëvizjë popullore anti-sundim, rrezikon të fiket bashkë me pluhurin e ngritur nga fadromat e bashkisë që rrafshuan në pak orë, qëndresën epike 2.5-vjeçare të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Opozita nuk mund të jetë më vetëm politike, si e tillë ajo dështoi me sukses në orën 4.30 në 17 majit të 2020-së. Si asnjëherë tjetër kryeministri u përball një natë më parë me mish për dhëmbët e gojës së tij, me të cilën nuk resht së prodhuari mashtrim. U desh një djalosh nga Prishtina i quajur Rron Gjinofci që me gjuhën e tij të papërplyer, ta bëjë kamaren e kryeministrit të duket bide. Shumë thjeshtë, duke e sulmuar dhe duke e injoruar në të njëjtën kohë. Propaganda ndali për pak minuta. Fitorja e djaloshit aktivist përballë kryeministrit plak ishte e dukshme. Por kjo nuk e zgjidh problemin që kemi. Propaganda dhe pabesia na kanë vrarë teatrin dhe gërmadhat e teatrit do të zënë poshtë o neve ose qeverinë. Dikush dje ne protestë bëri një thirrje: Popull zgjidh!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here