Besoj se e lexuat lajmin: qytetarët e vendeve të rajonit do mund të hyjnë në Serbi pa detyrimin të kenë test negativ për Kovid-19! Vetëm kufijtë shqiptaro-shqiptarë mbeten të mbyllur dhe burrështetasit e ‘Shqipërive’ tona vazhdojnë të na mbrojnë nga infektimi i ndërsjellë! Nga ta dish: mbase ata e dinë se jemi përcjellës të rrezikshëm të viruseve, apo se kemi shumë llafe por pak guxim që të nisemi drejtë kalimeve kufitare dhe, të shohim se cila polici do mundet që neve të kësaj ‘Shqipërie” të na e ndalojë takimin me të afërmit tanë të ‘Shqipërisë’ tjetër?! Apo ndoshta neve na pëlqen mbyllja e kufijve si në kohën e Enverit sepse ashtu kemi më pakë vizitor gjatë festave e vdekave, me çka edhe na pakësohen harxhimet?!” (Kim Mehmeti)
Në Shqipëri që nga sot edhe zyrtarisht ka filluar lufta e pa kompromis mes qytetarisë së prirë nga artistët shqiptarë dhe barbarisë, të kryesuar nga Piktori dhe ‘Rilindësit’ e tij.
Dhe asnjëra palë nuk do mund ta fshehë dështimin e vet. Nëse mbi rrënojat e Teatrit Kombëtarë do ndërtohet godina e re e Teatrit Antikombëtarë, ajo ngrehinë do jetë përmendore e fitores së barbarisë!