Edi Rama vazhdon të mbrojë verberisht vendimin e tij për të shembur Teatrin Kombëtar ku pritet të ndërtojë kulla.
Gjatë fjalës në parlament, Rama sot ka shkuar edhe më tej me provokimet, duke thënë se godina e Teatrit nuk ishte vepra e arkitektit italian, pasi kishte plasur lufta dhe vepra nuk u realizua e gjitha.
Rama e ka cilësuar teatrin si ‘fëmija bastard’ i arkitektit italian.
Sipas Ramës ndërtesën nuk e ka njohur as vetë arkitetki italian dhe se për shkak të rrethanave të luftës projekti nuk përfundoi kurrë.
Autori nuk e ka njohur kurrë si pjellën e vetë. Ai projekt filloi, siç duket por nuk mbaroi. Lufta filloi, tironsit me pus e me tarrac, e me mustaqe hijerënda, a e dinë që në kopshtet e Tiranës u mboll grurë.
U nis por mustaqet kanë një gjë. Duken por nuk dëgjojnë. U ndërpre nga lufta dhe vepra për këtë arsye kurrë nuk u konsiderua as nga regjimi i vjetër, as nga të gjitha ekspertizat e mëvonshme për t’u futur në monumentet e kulturës.
Projekti ishte i bukur, një shesh me dyqane, bare, restorante, aty ku sot është pishina, por ajo pishinë në mes të Teatrit ka shërbyer për bretkosat që ishin të vetmet spektatore dhe për të larë makinat e aktorëve me ujë çezme. Bëheshin 2-3 kate.