Dirigjenti serb me “Bota e re” e Dvorakut në Tiranë

0
188

 

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të paraqesë për publikun Simfoninë Nr. 9 “Bota e Re” të Antonin Dvorakut dhe Koncertin për piano, violinë dhe violonçel të Beethoven Op. 56 “Bota e re” e Dvorak do te interpretohet nga Orkestra Simfonike e TKOB e cila do te drejtohet nga Maestro Dejan Savic, dirigjenti i njohur i cili eshte ne te njejten kohe edhe Drejtor i Pergjithshem i Teatrit Kombetar te Beogradit. Dejan Savic ka nje karriere te gjate pas vetes dhe gjate kesaj kohe ka bashkepunuar me shumë artistë të njohur përfshirë instrumentistë, këngëtarë, regjisorë dhe me shumë personalitete të fushës së artit dhe muzikës. Ai ka drejtuar në shumë festivale prestigjoze dhe me shumë Orkestra Simfonike, Ansamble Korale si dhe me kompani të shumta Opera dhe Baleti. Ai ka interpretuar në vende të ndryshme të Europës dhe SHBA si dhe ka regjistruar për radio dhe televizione te vendeve te ndryshme. Maestro Savic vjen per here te pare ne Shqiperi per te nisur keshtu nje bashkepunim te sukseshem artistik mes dy vendeve tona.

Koncerti për piano, violine dhe violonçel i Bëthoven do te vije i interpreuar nga tre artiste, te talentuar me nje karriere te gjate dhe te sukseshme, Merita Rexha (piano), Luca Franzetti (violonçel) dhe Abigeila Voshtina (violine). Simfonia Bota e Re e Dvorak, eshte nje nga simfonite me te interpretuara te repertorit boteror, e njohur gjeresisht edhe nga publiku ne saje edhe te perfshirjes se saj ne shume produksione televizive si kolone zanore.

Koncerti “triple” i Beethoven mbetet po ashtu nje perzgjedhje e vecante nga krijimitaria e kompozitorit duke qene se eshte i vetmi koncert qe ai shkroi per me shume se nje insturment.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here