Nga frika e djajve, Ruçi punëson eksorcistin gjerman

0
165

 

 

Po t’i referohemi kryeministrit tonë, ne tani jemi në ferr. Rama vetë na e tha se djajtë kanë dalë nga ferri. Ndërsa ambasadorja amerikane është e shqetësuar bën thirrje të lihen lojërat e fshehta që vrasin reformën në drejtësi. Ja si mund ta imagjinojnë shqiptarët kryeqytetit: një gropë ku luajnë djajtë, ku loja e nisur me Teatrin, shembjen e tij, e lëshojë tymnajën për të dëbuar shpirtrat. Demonët po vënë nën kontroll njerëzit, si në një film horror që s’ngjan me jetën reale.

Megjithatë frika nga demonët, dhe shpirtrat e këqinj e ka bindur kryeministrin tonë se njerëzit njerëzit mund të vihen nën kontroll…Rama është rasti që po dëbon shpritrat e këqinj, dhe ja ka dërguar në derë Ruçit, Gramozit.

Sot kryetari i parlamentit shqiptar duke qenë se është trembur nga djajtë që i kanë ikur ferrit të  Ramës, ka kërkuar njeriun ekszorcist për të larguar shejtanin nga njerëzit.

Për të shpëtuar ka marrë sot në parlament si këshilltar për ta ndihmuar për integrimin evropian shtetsin gjerman Knut Fleckenstein. Knut ka zënë kështu një detyrë të rëndësishme shtetërore pranë Kuvendit të Shqipërisë duke tundur e shkundër politikën. Gojët e liga thonë se eurodeputetit nuk ka arsim të lartë…Kështu kot lodhen ekspertët tanë për të gjetur gjilpërën në kashtë nëse konvertohet apo diploma e Knut.

Rëndësi ka që kryeministri ynë e tha që djajtë ikën nga ferri, dhe e kuptojmë se kanë flutuar, aty pranë stafit të Ruçit. Meqë shejtanët kanë ik nga Rama, djajtë duket se zunë ferrin e Kuvendit.

Rubrika humoristike Pikante/ standard.al

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here