Shembja e Teatrit/ Bujar Asqeriu: As kryetrafikanti i Meksikës, ‘El Chapo’ nuk u sulmua me aq policë…

0
118

Aktori Bujar Asqeriu, i ftuar në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24, ka thënë se priste reflektim nga qeveria për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Asqeriu thotë se, as kryetrafikanti i Meksikës, ‘El Chapo’ nuk u sulmua me aq policë. Asqeriu thotë se, Teatrin e mbrojnë personalitete si Aurel Plasari, Fatos Lubonja apo dhe i ndjeri Maks Velo prandaj qeveria duhet t’u merrte mendim.

Ndërkohë ai thotë se nuk ka qenë kurrë pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pasi trokisnin në dyert e partive.

”Nuk doja të isha protagonist. Por kur ceka të gjitha problematikat e artistëve, nuk më tha njeri fol ti, dil ti, por i thashë prej zemrës. Më pas një sulm i paparë fyerjesh, talljesh nga më të paimagjinueshmet që mund të mendoja.

Më kanë quajtur edhe agjent të serbëve dhe grekëve për destabilizimin e Shqipërisë. Deri aty sa më thanë boll, boll. Shqipëria nuk ka problem vetëm Teatrin. Shqipëria nuk është vetëm Teatër. Koha vërtetoi që vërtet Shqipëria kishte dhe probleme të tjera jetike. Kur sot naftëtarët nuk po marrin rrogat, problemet e Astirit ende s’kanë zgjidhje. Unë jam qytetar para se të jem artist.

Ne shyqyr ia arritëm të kemi mendime të ndryshme. Kjo është shumë e bukur. Por kush duhet të fitojë. Argumenti. Unë s’kam qenë asnjëherë me Aleancën. Kisha mendim tjetër. Mendimi im ishte që ishim skalion artistik. Nuk kisha pse t’i bija derës së partisë politike, këta i binin partive.

Por përderisa shkonin në parti, çfarë do të thotë kjo. Ne duhet të zgjonim artistët, rininë, qytetarët. Më pas kur i thërriste Presidenti, i thoja ore shkuat, po, po mua pse s’më njoftuat. Unë s’mund të bëhesha protagonist dhe të luftoja në mullinjtë e errës.

Metodat e vjetra përça dhe sundo vijojnë. Teatri nuk është pronë partie, por e kombit. Nuk bëhet me grushta Teatri. Teatrin e mbron Fatos Lubonja, Aurel Plasari, Maks Velo. Prisja që qeveria t’i vinte gishtin kokës. Po në atë ndërhyrje barbare, as El Chapo, kryetrafikanti i Meksikës nuk u sulmua me aq policë. ”- tha Asqeriu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here