Roli i fundit i një artisti barbar, që i ka rënë maska në mënyrë të pakthyeshme

0
145

Nga Andi Bushati

 

Një ditë maskat bien, ato nuk janë të përjetshme. Bashkë me shembjen e përdhūnshme të Teatrit Kombëtar Edi Rama ka rrënuar edhe imazhin që ndërkombëtarisht, me aq shumë kosto dhe dredhi pati kultivuar në vite: atë të një politikani që frymëzohet nga artisti që ka brenda vetes. Nëse kjo klishe ka dalë boje prej kohësh në Shqipëri, asaj me sa duket po i vjen fundi edhe në Europë.

Nata e 16 majit, kur si një diktator tipik, në fundjavë dhe në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, ai vendosi të fusë fadromat mbi një godinë historike, ka shënuar kthesën e madhe.

Gazeta e referëncës në francë, Le Monde, sot i ka kushtuar një artikull të gjatë antitezës midis klishesë të artistit të dikurshëm që leu plot ngjyra Tiranën dhe kryeministrit që sot shkatërron trashigiminë. Le Monde del edhe përtej etikës së saj gazetareske duke vënë që në titull togfjalëshin: “Akt barbar”.

Po ti hedhësh një sy pasqyrës së shtypit të mediave më prestigjoze në botë, epitetet për kryeministrin shqiptar janë të frikshme. Askund nuk gjen më jehonën e njeriut të kavaletit, ngjyrave dhe penelave. Ato janë zëvendësuar me togfjalshat ‘grusht shteti”, “truall për ndërtim”, “autokrat si Vuçiçi”, “aferë korruprive”.

“Puç në kohë pandemie” e quan shembjen e teatrit austriakia Der Standart. Artisti që ka zhgënjyer shpresat e të rinjve që sot po braktisin vendin, vazhdon francezja, Liberation. Sloganet kundër rikthimit të diktaturës nuk përdoren rastësisht, vë re “Il Fatto Quotidiano”. Ndërsa “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka tërhequr vëmendjen shurdhëria ndaj thirrjes së BE për dialog.

Pra, si kurrë më pare, ka një konsensus për ta vizatuar ndërkombëtarisht Edi Ramën ashtu sikurse e njohin edhe shumica e shqipëtarëve.

Me shembjen e teatrit duket se maska e tij e fundit është grisur. Propaganda të cilës i frynin gratë që ai ka katapultuar në politikë, duke e quajtur si “brand-i i Shqipërisë në botë”, apo “artisi me famë ndërkombëtare” tashmë është rrëzuar. Bashkë me të ka rënë edhe teknologjia 20 vjeçare e mashtrimit të të huajve (me fabulën e artistit revolucionar) për ta përdoruar atë më pas si mjet për të sunduar shqiptarët.

Natyrisht, çmimi për të nxjerrë në pah këtë të vërtetë ishte i madh. Tirana nuk do të ketë më një nga stolitë e saj, qytetarët ndihen më të pafuqishëm dhe më të ligshtuar, dhūna shtetërore ka marë përmasa të papara…

Por gjithësesi, në fund të kësaj errësire duhet parë pak dritë në fund të tunelit. Miti i politikanit artist, i sponsorizuar ndërkombëtarisht me këmbëngulje për 20 vjet, është rrëzuar bashkë me projektin e Giulio Bertesë. Çfarë do që të ndodhë ai nuk është më i rikuperueshëm./ Lapsi.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here