Përmes një postimi në ‘Facebook’ , ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama sa i takon buxhetit të akorduar për pandeminë e koronavirusit.
REAGIMI I SALIANJIT
Edhe gjatë pandemisë, Rama me lekët e buxhetit pagoi oligarkët dhe klientët e vet me të cilët ndan lekët që ju vjedh njerëzve. Mashtrimet e Ramës dhe gënjeshtrat e Ballës për të fajësuar të tjerët nuk e mbulojnë dot këtë. Gjithë ndihma e emergjencës për njerezit gjatë pandemisë vlen sa 2 km rrugë që Rama ju paguan miqve të vet. Ai vetem merr dhe zhvat tani, ndaj duhet shporrur!