Sot në orën 17:00 Këshilli Politik mblidhet për herë të fundit para përfundimit të afatit 31 maj të dakordësuar mes palëve për Reformën Zgjedhore.
Tre pika janë barrierat që po ndajnë palët nga marrëveshja, depolitizimi i administratës, teknologjia në zgjedhje si dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.
Për dy të parat ka një përplasje mazhorancë- opozitë, kurse për sistemin më shumë ngulmon Rudina Hajdari e opozitës parlamentare.
Prej më shumë se dy ditësh mbledhjet e Këshillit Politik nuk kanë pasur fryte teksa pritet të shihet sot kur kanë mbetur edhe pak orë nga përfundimi i afatit.