Lumi Osum, vend depozitimi i ujërave të zeza dhe mbeturinave urbane

0
189

 

lumi

 

Lumi Osum që përshkon qytetin e Beratit, prej kohësh është shndërruar në një vend ujërash të zeza, dhe mbetjeve urbane. Banorët e zonave periferike depozitojnë sasi të mëdha mbeturinash, gjë e cila ndikon në ndotje të lumit dhe ambientit përreth. Ndërsa problemi i ujërave të zeza mbetet shumë i rrezikshëm, pasi zbarkimi i tyre në Osum, kthehet në një burim sëmundjesh dhe infeksionesh, për banorët që kanë banesat më afër kësaj zonë. Banorët e zonës përreth theksojnë se ndjehen të rrezikuar ndaj përhapjes së infeksioneve, sidomos tek fëmijët e tyre që janë më të prirë ndaj këtyre sëmundjeve. Ndërkohë një pjesë e madhe e qytetarëve janë shprehur të shqetësuar ndaj këtij problem, duke i bërë thirrje pushtetit vendor për menaxhimin e kësaj situate të rënduar. Pavarësisht zërit të qytetarëve për zgjidhje emergjente të “shpëtimit” të lumit dhe shëndetit të tyre, instancat e mjedisit në qytetin e Beratit ende nuk janë vënë në lëvizje për të marrë masa. Nuk dihet se kur kjo situatë do të përmirësohet, pasi dhe me ardhjen e reshjeve të shiut në dimër, mbeturinat do të devijojnë anash lumit, dhe ujërat e zeza do të krijojnë ere të pakëndshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here