Sa të jetë Edi Rama kryeministër nuk ka as oligark e as bir oligarku të diktojë qeverisjen

0
134

Nga Ylli Manjani

A ka vërtetë oligarkë në qeverisje?
==========
Teza politike se “oligarkët janë shkaktarë të keqqeverisjes së vendit”, është pa dyshim e gabuar.

Ata që e shprehin ose nuk njohin realitetin ose e njohin dhe nuk duan ta lexojnë. Në çdo rast i bëjnë nder atij që qeveris i vetëm për kokërr të qejfit të vet.

Sa të jetë Edi Rama në krye të qeverisë nuk ka as oligark e as bir oligarku të diktojë qeverisjen.

Nuk funksionon fare, po fare fare ideja që “jam i pasur dhe bëj çtë dua” me Edi Ramën në krye të qeverisë e shtetit.

Kush e njeh sado pak Edi Ramën e di fort mirë egon e tij të sëmurë, sjellen tij obsesive ndaj detajeve, dëshirën e tij për të qënë unik dhe i pari në çdo gjë. Edi Rama ngjan me një sundimtar jo me një oligark. Aq më pak i kapur nga oligarkia.

Sado i pasur e sado dëshira të kesh, nuk lejohet të anashkalosh apo t’ja diktosh Edi Ramës.

Edi Rama të jep tendera, pasuri publike, leje ndërtimi e çdo favor tjetër, jo se je oligark, por se ke mjetet e duhura për të realizuar atë skicën që ka zhgarravitur Ai në një copë letër bakalli.

Vini re me vemendje, çdo ndërtim ka dorën e Tij në fasadë. As që e çan kokën fsre sesa i shkon kosto e ndërtimit dhe çmimi i shtitjes. Thjesht do fasadën që ka zhgarravitur vetë.

Natyrisht jo të gjithë përfitojnë, sepse një njeri i vetëm smund ti kënaqë të gjithë. Prandaj janë një grup i vogël ata që përfitojnë.

Pjesën tjetër që nuk i ka në listën e përfituesve i fton të punojnë në informalitet. Kanabizimi është punësimi i vetëm që ai ka gjetur për të kënaqur njerëzit në periferi. Kush i mbijeton tregut aty ftohet të hyjë në listën e përfitimit.

Po ata nuk janë oligarkë. Janë thjesht bisnese që trajtohen me preferencë nga Edi Rama. Kaq!

Në këtë kuptim ata nuk mund të fajsohen pse përfitojnë, aq më pak të fajsohen pse vendi keqqeveriset!!!

Oligarkia, në përkufizim do të thotë grup që sundon. Edhe Edi Rama edhe grup nuk shkon!

Edi Rama është imazherist, oligarkët janë substancë.

Edi Rama nuk njeh as preferon rregulla loje. Oligarkët imponojnë rregulla.

Oligarkët duan rol në shtet. Edi Rama e do shtetin për vete. Të gjithin.

Dallimi është i madh.

Problemi politik në këtë vend është Edi Rama, jo përfituesit prej pushtetit të tij.

Le të jemi të sinqertë, kush nuk do të përfitonte nëse i jepej mundësia?

Ndaj gjykimi duhet të jetë i gjithi për atë që të heq mundësinë për të qenë i barabartë.

Ndaj them që nuk ka Oligarkë. Ka vetëm një njeri që la në dorë çdo gjë në këtë vend.

Të merremi me Atë them unë.

I bëjmë nderë sa herë merremi jo me të, por me të tjerë…

P.S. Përjashtimin e vetëm nga kjo llogjikë e bëj vetëm për pronarët e mediave. Kompromentimi i tyre për të shitur fjalë e rrena në media është dëmi më madh që i vjen shoqërisë demokratike.
Por as ata nuk janë oligarkë. Thjesht vënë gjoba…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here