Zgjedhorja/ Bylykbashi: Jam kurioz të shoh kush do jetë ai deputet që do ngrejë karton kundër…

0
144

Në një lidhje në emisionin “Opinion”, përfaqësuesi i PD në këshin politik, Oerd Bylykbashi tha se dakordësia mes palëvë në marrëveshjen zgjedhore ka qenë vetëm për administrimin zgjedhor. “KQZ nuk do të jetë më çeta partizane e PS. Kjo dakordësi ishte për kaq”, tha Bylykbashi.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse opozita parlamentare nuk do ta votonte këtë marrëveshje Bylykbashi tha: “Në momentin kur do të mbyllet, e gjithë kjo paketë që do të marr bekimin e partnerëve ndërkombëtarë që na ndihmuan në arritjen e kësaj dakordësie. Dhe kjo nuk është vetëm për interesin e shqiptarëve, por edhe për integrimin europian. Jam kurioz të shoh kush do të jetë ai deputet që do të ngrejë kartonin kundër këtij vendimi të rëndësishëm”, tha Bylykbashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here