Ish-ministri i PS-së letër të hapur ambasadores: Zonja Kim, vendosini në rresht kalemxhinjtë e oborrit të Ramës

0
142

Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit për reformën zgjedhore, dhe “kërcënimeve” të deputetëve të opozitës parlamentare për të mos e votuar atë, ish-ministri i Partisë Socialiste, Elmaz Sherifi i nis letre publike ambasadores së SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim.

Letra e plotë e Elmaz Sherifit

“Kim, bjeru si Lu” !

E ndeuara ambasadore. Ju i mbyllet perfaqesuesit e Keshillit Politik ne Seline tuaj, derisa u neneshkrua marreveshja per ndryshimet ne legjislacionin zgjedhor. Marreveshjen e pershendeti edhe Sekretari i Departmentit Amerikan te Shtetit z. Pompeo !

Une nuk kam i kam perkrahur dhe nuk e quaj aspak normale qe ambasadoret ta kene kete rol. Por shtetaret e Shqiperise, vete ua kane besuar kete rol. Ambasadori Lu i detyroi deputet dele te votonin ne rresht Reformen ne Drejtesi. Mire u’a beri. Te njejten gje duhet te beni edhe ju me deputet listare, te cilet, pas firmosjes se marreveshjs, kane filluar “kryengritje ne gjunje” !

Tani besoj se shqiptaret po e kuptojne ne kembet e kujt eshte “topi”.

Ju e late topin ne kembet e Bashes. Ai e gjuajti dhe me sa po kuptohet e ka shqetesuar oborrin dhe kalemxhinjte e oborrit.

A i pate ! Menjehere deputet listare filluan takimet, madje me prezencen e medias me kryetarin e Kuvendit, ndersa ne “erresire” me kryeministrin.

Ne Kuvend te dy palet ishin te qeshur. Ndersa kryeminstri pas takimit me “kryengritesit ne gjunje”, ishte i “nxire” dhe i “shqetesuar”, pasi sipas tij, listaret i kishin vendosur disa kushte, te cilat nuk i artikuloi, por tha, se nuk kishte fuqi per t’i bindur. Pikerisht ne kete moment formuloi edhe tezen e filozofise surealiste te se drejtes: “jane te nderlikuar. Duhet edhe kontributi i Bashes” !

Per te kuptuar cfare ishte diskutuar ne fshehtesi, nuk duhet shume mend. Mjafton te njihemi me filozofine popullore, si me thoshte dikur nje miku im, inxhinjer e drejtor Resmiu, ne Minieren e Qymyrgurit ne Memaliaj : “Nese shikon minjte qe levizin me shpejtesi e ulurijne neper galeri, dil se te zuri masivi brenda” .

I keni pare e nderuar ambasadore,  se si, pas takimit me  kryeministrin, listaret jane trimeruar, kundershtojne marreveshjen qe institucionet e SHBA e pershendeten dhe kerkojne ndryshimin e kushtetutes. Tere ” kompetence profesionale”, ata kerkojne te ndalohen Koalicionet para zgjedhore ? Fiks ate qe kerkoi edhe Damiani te ” Cani ” mbreme !

Kalemxhinjte e oborrit kane filluar te zberthejne tezen e Filozofit Surealist te se drejtes. “kryengritesve ne gjunje” mendjen duhet tua mbush Basha, per te hequr dore nga kerkesat, sepse, sipas kalemxhinjve, Basha, i beri deputet.

Jane te papare i tere ky kor propagandistesh, kalemxhinje te oborrit. Ata qe iu binden Rames, e nuk e pyeten Bashen dhe u bene deputet duke i zene edhe vendin ne Kuvend, tani duhet te binden nga Basha, qe as e kane llogaritur, por jane tallur me te !

Besoj i keni ndjekur kalemxhinjte e oborrit zonja ambasadore. Te gjithe kalemxhinjte “argumentojne” tezen e filozofit surealist te se drejtes, se detyren per te bindur “kryengritesit ne gjunje” e ka Basha. Ne te kundert, ai eshte kunder marreveshjes ?! Kalemxhinje jane shqetesuar shume edhe nga perfundimi i mandatit te Dvoranit, si anetare i Gjykates se Larte. Sipas tyre tani mori fund edhe Reforma ne Drejtesi. Sipas mendimit ligjik, siligjizmit, Dvorani i paska sherbyer oborrit !

Shqiptaret po e ndjekin Komedine Politike, per te kuptuar, se kush eshte kunder marreveshjes.

Ndiqni metoden e paraardhesit Lu. Listaret deri tani kane pretenduar se i moren mandatet me orjentimine e amerikes. I “vendosni ne rresht”,  se e kane qejf ate metode !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here