“L’Aurore” ka botuar, të hënën e 19 marsit 1951, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me atentatin anti-sovjetik asokohe në Tiranë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Atentat anti-sovjetik në Shqipëri
“17 të vdekur, 40 ekzekutime, 1.000 arrestime
Mësojmë nga Roma se në Shqipëri është shpallur gjendja e jashtëzakonshme pas një atentati të fundit në Tiranë në të cilin u vranë 17 persona.
Një bombë me sahat shpërtheu nën një estradë të ndërtuar për një paradë ushtarake, në të cilën do të uleshin disa personalitete sovjetike dhe shqiptare.
Pas këtij atentati, 40 persona u arrestuan dhe u ekzekutuan. 1.000 të tjerë u burgosën.”/Darsiani