Spahia: QSUT është bërë vatër infeksioni! Spahia: QSUT është bërë vatër infeksioni! U provua se protestat e qytetarëve nuk ishin shkak për përhapjen e Covid…

0
87

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia në Abcnews me kolegë mjekë, në studion e gazetares Juli Xhokaxhi, tregoi se përse po rriten shifrat e të infektuarve me Covid në vendin tonë. Përtej pritshmërisë normale për një lloj rritje të numrit pas hapjes, kurba e dhëmbëzuar e vendit ka arsye krejt të dukshme:

– Rritja e numrit të testimeve ka sjellë zbulimin e më shumë rasteve.

– QSUT është bërë vatër infeksioni me 7 shërbime të prekura deri tani dhe personeli i prekur mund të bëhet vektor përcjellës i Covid-it tek familjarët apo qytetaret me të cilët kanë kontakt.

– Nuk u shfrytëzua izolimi dhe sakrifica e gjatë e qytetarëve, për të marrë masat e duhura si, rritja e kapaciteteve per testim, sigurimi i mjeteve e paisjeve mbrojtëse për personelin shëndetësor, rritja e kapaciteteve trajtuese duke shtuar numrin e shtretërve, aparaturave dhe stokun e ilaçeve për repartet Covid dhe terapitë intensive.

– Mosrespektimi i protokolleve të sigurisë dhe mungesa e masave të qarta po provohet edhe në institucionet më të larta publike, kryeministria e para, që tashmë kanë shifrat e tyre të të prekurve, të cilat në një përpjekje qesharake po fshihen.

– U provua se protestat e qytetarëve nuk ishin shkak për përhapjen e Covid.

ÇFARË MUND TË BËHET?

– Rritja sa më shumë të jetë e mundur e numrit të testimeve. Për këtë duhet investuar dhe shrytëzuar të gjitha kapacitetet publike e private të certifikuara.

– Personeli shëndetësor, përfshi ai mbështetës duhet testuar i gjithi e në mënyrë periodike, përfshi kategoritë e rrezikuara.

– Furnizimi i gjithë personelit shëndetësor me mjetet mbrojtëse, pavarësisht sektorit ku shërbejnë.

– Rritja e numrit të testeve serologjike për të parë nivelin e imunitetit në popullatë.

– Nëse dy laboratorët publikë, ai i ISHP e i QSUT nuk përballojnë dot kapacitetet, sugjerimi ynë mbetet i njëjtë: të përfshihen edhe laboratorët e certifikuar privatë.

– Kujdes i shtuar nga secili prej nesh për respektimin e distancimit social e rregullave të higjienës.

Do bashkëjetojmë me këtë virus të ri dhe sjellja mbrojtëse ndaj tij është detyrë qytetare e njerëzore.

Një qeveri normale në një vend serioz do të duhej të kishte prioritet absolut shëndetin dhe jetën e qytetarëve e jo propagandën dhe aferat korruptive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here