“Dredharaku tentoi t’i ikë dakordësisë”, Braimllari: Ramës i intereson të bllokojë procesin e integrimit

0
159

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari në studion e RTV Ora, u shpreh se kryeministri Ram kërkon t’i ikë dakordësisë së arritur për reformën zgjedhore

Briamllari shprehet se Rama e bën këtë pasi kërkon që të bllokojë procesin e integrimit të vendit tonë në BE.

Braimllari: Rama është dredharak dhe tentoi që t’i ikë dakordësisë, si për të zgjidhur një krizë politike ashtu edhe për të çuar përpara një reformë zgjedhore. Asnjë partie nuk i intereson, pasi pikë së pari i intereson qytetarëve dhe rivendosjes së demokracisë. Edi Rama i iku kësaj dakordësie, nxjerr në parlament deputetë të sponsorizuar nga ai, pasi i intereson kaosi. Gjithë kjo përpjekje te tij për të rrënuar këtë dakordësi, i intereson pasi do që të bllokojë procesin e integrimit.

Opozita ka kushtuar gjithë energjitë e saj në mënyrë që kjo marrëveshje t’u shërbejë qytetarëve të këtij vendit, procesit zgjedhor dhe integrimit. Unë besoj se do të ecë para se nuk ka ku të shkojë. Ramës i ka rënë maska i cili prish dakordësinë. Rama ka bllokuar parlamentin për këshillin lokal të Fierit ndërkohë nuk kalonin ligjet dhe proceset integruese. Është proces i bërë disa herë nga Rama, pasi do që të manipulojë procesin zgjedhor, sepse vetëm kështu ka shpresë për të zgjatur pushtetin e tij të degraduar.

Braimllari shtoi se garancitë e arritura në këshillin politik nuk janë vetëm për të shkuar me rregulla të barabarta në zgjedhje, por kanë të bëjnë edhe me pushtetet e vendosura nga Be për negociatat.

Braimllari: Çështja e një qeverie tranzitore është politike, por çështja sot është teknike, pasi ka të bëjë me garancitë dhe siguritë për rregullat e barabartë të lojës. Këto rregulla nuk kanë të bëjnë vetëm në përcaktimin e asaj se si do të shkojmë në zgjedhje, por edhe më një vendim të rëndësishëm të BE-së për 15 kushtet që janë vendosur. Rama thoshte pak muaj më parë se nuk ka 15 kushte, por vetëm pak ditë më parë u konfirmuan këto kushte dhe u bë e qartë se nuk ka proces integrimi nëse nuk plotësohen këto 15 kushte. Shqipëria duhet të kthehet në shinat e kushtetuetshmërisë.

Këto 15 kushte janë vendosur drejtpërsëdrejti për qeverinë e Edi Ramës. Nga 5 kushte që ishin pak muaj më parë, u bënë 15. Pra. Sa më shumë zgjatet pushteti i Edi Ramës, aq më shumë kushte vendosen në procesin e negociatave, pasi ky njeri nuk ka treguar se është pro aspirimit për të shkuar në BE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here