Skema e re e PS, vjedhje e votave me postë

0
138

Partia Socialiste ka prezantuar së fundmi një nismë të re për reformën zgjedhore duke synuar përfshirjen e emigrantëve në proceset elektorale në Shqipëri. Ideja e rilindjes është që në zgjedhjet e reja emigrantët të kenë të drejtën e votimit dhe ata që janë të regjistruar mund të dërgojnë votën me postë. Skema është ende eksperimentale dhe mund të zbatohet vetëm për Qarkun e Tiranës dhe emigrantët që pavarësisht ku ndodhen adresën fillestare e kanë në këtë zonë. Debati për këtë votim ka një element të rëndësishëm që diskutohen në çdo vend të botës dhe jo në Shqipëri.
Të gjitha zgjedhjet në Shqipëri janë kontestuar sepse njëra palë ka vjedhur vota dhe ka manipuluar votimet para syve të komisionerëve të gjithë partive. Tani rilindja po kërkon që votat e emigrantëve ti marrë në konsullata dhe më pas ti paketojë me postë dhe ti nis në Tiranë. Që në momentin që një konsull apo ambasadë do bëjë listat e votimeve, shtohet rreziku që të mos kemi më zgjedhje, por votime të degëve të PS-së në emigrim. Në këtë mënyrë nuk do votojnë realisht emigrantët, por zyrtarët e PS që ndodhen në shërbimin diplomatik. Këta të fundit sado të pavarur të jenë do sillen si nëpunës të qeverisë dhe Ministrisë së Jashtme dhe jo si përfaqësues të KQZ që do mendojnë për ndershmërinë e procesit zgjedhor. Dërgimi i votave me postë do të hapë një sërë telashesh për sigurinë e dokumenteve dhe ka mundësi që posta të nis vota të opozitës dhe gjatë rrugës të ndryshojnë ngjyrën për rilindjen. Po flasim për ambasada dhe konsullata që humbasin postën diplomatike dhe pasaportat e emigrantëve, mendoni çfarë garancie japin për ruajtjen e votës. Sikurse në këtë mënyrë do jenë të interesuar që ata që dihen se janë kundër Edi Ramës të mos votojnë apo sabotohen në një mijë mënyra.

Ideja e rilindjes, nuk do të ishte marrë seriozisht në kulmin e dyshimeve dhe sherrit për reformën zgjedhore që zhvillohet këto ditë, por kur sheh se vota e emigrantëve po kërkohet me ngulm dhe nga autoritete në SHBA dhe BE kuptohet se lobimi i rilindjes për këtë çështje është shumë serioz. Jo rastësisht si model i parë për eksperimentim është zgjedhur Tirana. Qarku më i madh i vendit nxjerr 34 mandate deputetësh që zakonisht ndahen në mënyrë të barabarë mes pozitës dhe opozitës. Kalkulimet e PS synojnë të ndërhyjnë pikërisht në votimet në kryeqytet duke tentuar ti manipulojnë ato dhe ku më mirë se në Tiranë mund të ndryshohet balanca e fitores.
Pas idesë së ndalimit të koalicioneve dhe vendosjes së pragut 5 % për partitë e vogla, kjo e votimit të emigrantëve është skema e radhës për manipulimin e zgjedhjeve. Sigurisht që emigrantët kanë të drejtë të votojnë, por jo në situatën aktuale kur zgjedhjet vidhen dhe kur nuk ka garanci as për votën që hedhim vetë fizikisht. Votimi i tyre në këtë situatë, në vend që të zgjidh problemet mund të përdorët për të çimentuar pushtetin e rilindjes. Kjo skemë, në vend që të ndihmojë për demokratizimin e vendit mund të na i sjellë regjimet me postë.
Ndaj nëse duan që rezultati antiRama në Shqipëri të ndryshohet me votat e ndryshuara udhës të emigrantëve, atëhere më mirë të mos ketë votime dhe t’ia lemë Surrelit edhe 30 vite të tjera pushtetin, mafien, pronat, pasuritë dhe korrupsionin./kohajone

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here