Ish-ambasadori i SHBA: Nuk po hetohet lufta e UÇK, por krimet e disa njerëzve

0
130

Clint Williamson, Drejtori i Lartë i Programit Ndërkombëtar për Sundimin e Ligjit dhe Sigurisë në Institutin Mccain, thotë se Gjykata Speciale po heton krimet individuale gjatë luftës në Kosovë dhe nuk ka si qëllim fajësimin e UÇK.

Në një deklaratë publike, pas padisë ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, Williamson thotë se këto hetime nuk janë një përpjekje për të rishkruar historinë e Luftës së Kosovës.

Williamson, i cili më herë ka mbajtur detyrën e ambasadorit të Përgjithshëm të SHBA për Çështjet e Krimeve të Luftës, shprehet se ka qenë dëshmitarë i krimeve të serbëve në Kosovë, por duhet hetuar dhe krimet e individëve të veçantë që u bën ndaj serbëve pas përfundimit të luftës.

‘Disa, për të mbrojtur veten e tyre, janë përpjekur ta paraqesin këtë hetim si një sulm ndaj luftës së Kosovës për liri ose kundër UÇK-së si një organizatë.

Shumë kosovarë iu bashkuan UÇK-së me qëllimet më të mira dhe ata kundërshtuan kriminelitetin e shfrenuar që shfaqej pas luftës. Disa prej tyre kanë treguar guxim dhe integritet të madh duke dalë përpara si dëshmitarë dhe duke treguar atë që dinë për ata që morën një rrugë të ndryshme, për ata që në pozicione drejtuese përqafuan kriminalitetin dhe donin të përdorin UÇK-në për të çuar më tej objektivat e tyre personale.

Pra, duhet të jetë e qartë se ky hetim dhe çdo akuzë që rrjedh nga ai, janë për veprimet kriminale të individëve brenda grupeve të veçanta, jo ndaj UÇL si një e tërë’,- thotë ish-ambasadori amerikan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here