Këtë të premte, Gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve të Agim Kajmakut që kërkuan ndryshim mase nga arrest me burg në mungesë në një më të lehtë. Gjyqtarja Shefkie Demiraj tha që masa e arrestit me burg nuk ndryshon pasi ish kryebashkiaku po i fshihet drejtësisë.