Rama i kthen favorin socialistit francez Harlem Desir, por të dy dolën duarthatë…

Sipas burimeve nga Vjena, ku ndodhet edhe selia qendrore e OSBE-së, Edi Rama shfrytëzoi postin e kryetarit të radhës për të propozuar që mandati i Harlem Desirit si Përfaqsues për Lirinë e Medias të rinovohet edhe tre vjet. Kryetari i Radhës së OSBE është ministri i jashtëm i shtetit që ka presidencën e radhë së kësaj organizate. Rama është dekretuar e votëbesuar Ministër i Punëve të Jashtëme pavarësisht nga shfaqjet publike të zëvendësministrit Cakaj si “ministër në detyrë” Ky cilësim nuk ekziston në kushtetutë e legjislacion.

Harlem Desir në dhjetor habiti publikun shqiptar e ndërkombëtar kur deklaroi befas se paketa ligjore antishpifje e propozuar nga qeveria Rama  nuk shkel standartet e OSBE e mund të miratohet. Pavarësisht nga ndryshimi i papritur e i pashpjeguar i zotit Desir Komisioni Europian, Parlamenti Europian e Këshilli i Europës mbetën shumë kritikë ndaj paketës ligjore. Rama reagoi duke deklaruar në Kuvend se ata të Brukselit e Strasburgut nuk e kishin lexuar mirë ligjin.

Mbasi Presidenti e ktheu për rishqyrtim në Kuvend, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias. Kjo procedurë ishte e pazakonshme e mbase edhe pa precedent. Opinioni i publikuar së fundmi e hedh tërësisht poshtë paketën e Ramës. Pra favori i Desirit nuk i bëri fajde kryeministrit.

Kështu duket se do të ndodhë tashti edhe me favorin e Ramës. Shtete antarë të OSBE kanë deklaruar se do të vënë veton kundër Desirit. Arsyet janë të ndryshme por ato përfshijnë edhe standartet e dyfishta.

 

https://www.derstandard.at/story/2000118346477/aserbaidschan-gegen-verlaengerung-von-osze-medienbeauftragtem-harlem-desir

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko