Malaj apel Veliajt: Cilësia e ajrit në Tiranë është vrastare, mosmbajtja e premtimve një krim moral…

0
128

Ish-Ministri i Financave Arben Malaj, i cili i është bashkuar së fundmi Partisë Agrare Ambientaliste, i ka bërë një apelit publik kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, lidhur me ajrin e ndotur në kryeqytet.

Përmes një postimi në Facebook, Malaj shkruan se shifrat përsa i përket ndotjes së ajrit në Tiranë janë alarmante dhe se cilësia e ajrit është vrastare.

Sipas tij, mos mbajtja e premtimeve është një krim moral, ndërsa rritje e shkallës së ndotjes së ajrit nga babëzia e ndërtimeve është një krim jo vetëm moral.

Postimi i plotë

”Mos vrisni të sotmen dhe të ardhmen! Ajri i ndotur është një nga faktorët kryesorë të shumë sëmundjeve vdekje prurëse. Çdo vit në botë vdesin rreth 7 milion njerëz. Ky është apeli publik që PAA i drejtorin Veliajt, kryetarit të kryeqyteti ndër më të ndojturit në Europë. 

Shifrat janë alarmante! Ndotja e ajrit 80.75 vlerësohet shumë e lartë. Kostot shëndetësore dhe financiare nga sëmundjet që lidhen me ajrin e ndotur janë shumë të rënda! Cilësia e ajrit në Tiranë është vrastare.

Mos mbajtja e premtimeve është një krim moral, ndërsa rritje e shkallës së ndotjes së ajrit nga babëzia e ndërtimeve është një krim jo vetëm moral.

Opinioni publik dhe në veçanti Forumet për mbrojtjen e ambientit duhet të protestojnë dhe të imponojnë strategji alternative të reduktimit të ndotjes që vret.
ZSH e PAA-së.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here