Mjeku i njohur u drejtohet anëtarëve të Komitetit të “Ekspertëve”: Pse vdiq Arian Pushi, ku ishte i pari që përdori maskë dhe doreza?!

0
130

Mjeku dhe eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, reagon pas vdekjes së mjekut Arian Pushi. Sipas tij, i ndjeri ishte ndër mjekët e parë që mbanin maska dhe doreza që në momentin kur pandemia e Covid-19 nisi të përhapej në Kinë.

Postimi i plotë:

PSE VDIQ ARJAN PUSHI?

Pardje një antare e Komitetit të “Ekspertëve” kur u pyet se përse infektohen mjekët në QSUT u përgjigj “sepse kanë tangërllëk”!!!

Dr. Arjan Pushi ishte ndër mjekët e parë në Shqipëri që nisi të mbante maskë dhe doreza. Në muajin janar kur SARS-CoV-2 mendohej se qarkullonte vetëm në Kinë (më vonë do të vërtetohej se ai kishte hyrë prej kohësh në Europë), Dr. Pushi nisi të aplikonte masat mbrojtëse dhe nuk i braktisi ato deri ditën e fundit në shërbim të pacientit.

Një pyetje kam sot për antarët e Komitetit të “Ekspertëve”:

PSE U INFEKTUA NGA COVID-19 KOLEGU JUAJ?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here