Shefi i Ferrarit shfaqet pesimist për ‘kokëkuqen’: Nuk dua të krijoj pritshmëri për fansat

0
128
SPA-FRANCORCHAMPS, BELGIUM - AUGUST 31: Charles Leclerc, Ferrari SF90, leads Sebastian Vettel, Ferrari SF90 during the Belgian GP at Spa-Francorchamps on August 31, 2019 in Spa-Francorchamps, Belgium. (Photo by Simon Galloway / Sutton Images)

Drejtori i ekipit Ferrari ka pranuar se makina që do të zbresë në pistë për dy ngjarjet e para të viti do të jetë e njëjta me atë të testeve të Barcelonës, e cila nuk e ka bindur Binotto përsa i përket performancës.

“Falë rezultateve të testimeve në Barcelonë, ne e dinim se duhej të kishim një qasje të ndryshme për zhvillimin e pjesëve të reja, veçanërisht rreth aerodinamikës së makinës. Gjëja e rëndësishme ishte që së pari të kuptojmë pse ne nuk morëm rezultatet që prisnim në rrugën e duhur dhe sa do të duhej të adaptonim programin si rezultat. Do të ishte krejtësisht joproduktive të vazhdonim në drejtimin aktual, duke e ditur që kurrë nuk do t’i arrinim qëllimet tona. Prandaj, vendosëm të hartojmë një program të ri që shqetësonte tërë makinën, duke e ditur që nuk do të ishte e gatshme për garën e parë ”, – tha Binotto.

Me pak fjalë, e vështirë për të parë menjëherë një SF1000 konkurruese, të paktën në letër.

“Ne e dimë që sot nuk kemi paketën më të shpejtë, e kemi ditur atë në prag të nisjes për në Australi dhe gjërat nuk kanë ndryshuar.  Në Austri do të duhet të përpiqemi të shfrytëzojmë mundësitë që mund të shfaqen, duke pritur ta kuptojmë në Hungari, hapin e zhvillimi për të cilin ne jemi duke punuar, ku me të vërtetë do të krahasohemi me të tjerët”, shtoi shefi i ferrarit.

Edhe Sebastian Vettel gjithashtu jep përshtypjen se nuk dëshiron të krijojë shumë pritshmëri.

“Nuk është një mister që të gjithë ne jemi jashtëzakonisht të etur për t’u rikthyer në rrugën e duhur, sepse me të vërtetë është një kohë e gjatë pasi jemi ndalur”.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here