U arratis nga burgu grek, shqiptari kapet me herōinë në Athinë

0
153

Një 43 vjeçar shqiptar nuk është mjaftuar me arratisjen nga burgu grek duke shijuar lirinë.

Përveç kësaj, ai i është futur trafikut të lëndëve të forta narkotike duke bërë që policia t’i vihet pas.

Mediat greke raportojnë se Agim Margegaj ishte i dënuar me 35 vite burg në Greqi, por u arratis nga burgu duke u marrë me trafik të lëndëve narkotike.

Ai u kap më datë 10 korrik në Artemida të Athinës me 5.5 kilogram herōinë, një peshore elektronike dhe 1 050 euro.

Sipas hetimeve, droga kishte ardhur nga Shqipëria dhe policia greke është në kërkim të një furgoni tip “Benz” që dyshohet se kishte kaluar nga Kakavija.

Margegaj rezulton i kërkuar në Greqi pasi kishte marrë leje nga burgu dhe nuk ishte kthyer.

Ai vuante dënim me burgim për vrasje me dashje, tentativë vrāsje më shumë se njëherë, grabitje në bashkëpunim me shumë së njëherë, armëmbajtje pa leje dhe përdorim ārme.

Gjithashtu ai rezulton i kërkuar në Shqipëri, i dënuar me 35 vite burg për vrāsje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here