Pas 7 vitesh qeveria e Ramës përballë borxhit publik dhe detyrimeve financiare

0
299

Kështu do të deklaronte Edi Rama si opozitar në vitin 2010. Dhe në fushatën e 2013 programi ekonomik ishte ai që u trumbetua më shumë nga socialistët. E pasi mori votën për të drejtuar vendin Edi Rama kishte një premtim për të gjithë qytetarët shqiptar.

Po sot pas 7 vitesh si ka punuar qeveria e Edi Ramës? Si është gjendja e ekonomisë, borxhi publik, detyrimet financiare që ka vendi ynë?

Të dhënat janë aty dhe janë kokëforte. Borxhi publik po arrin shifrën record prej 80%, e përkthyer në shifra borxhi ynë është rreth 10 miliard euro pa llogaritur PPP-të, që janë borxh i fshehur.

Kështu vetëm tre koncesione (hemodializa, Check Up dhe sterilizimi) u kushtojnë shqiptarëve 21.8 milionë euro çdo vit.

Ndërsa kostot vetëm sa rritën për buxhetin e shtetit e gropa në ekonomi thellohet vazhdimisht.

Vetëm muajt e fundit faturat për PPP e kësaj qeveria janë rritur në mënyrë të frikshme.

Projektet e reja të prezantuara nga qeveria do u kushtojnë shqiptarëve një djall, e që duket se ekonomia e brishtë e vendit tonë mund ta ketë shumë të vështirë për ti përballuar.

Mjafton të përmendim vetëm disa prej tyre. Shuma marramendëse prej 1.2 mld është parashikuar për ndërtimin e rrugës Milot Fier.

Një tjetër faturë është ajo prej 30 mln euro për ndërtimin e teatrin e ri kombëtar, e shifrat shtohen me projektet për ndërtimin e Kampusit të ri të Universitetit, Godina e Universitetit të Arteve,akademia e Sigurisë, tuneli i Llogorasë si dhe HEC i Skavicë.

PROJEKTET E REJA
Rruga Miliot –Fier
Teatri Kombëtar
Akademia e sigurisë
Kampusi i Universitetit të Tiranës
Godina e Universitetit të Arteve
Tuneli i Llogorasë
HEC i Skavicës

E teksa këto projekte do të kërkohen të vihen në jetë nga kjo qeveri, një tjetër faturë e majme është për buxhetin, e që janë detyrimet e shtetit shqiptar pas vendimeve të arbitrazhit ndërkombëtar.

Detyrim i menjëhershëm e që është parashikuar edhe në rishikimin e buxhetit të shtetit është fatura ndaj biznesmenin italian Fracesko Begeti në shifrën prej 109.5 milionë euro.

E ky do të ishte një moment për ti rikujtuar qëndrimet e veta Edi Ramës, i cili nuk respektoi kontratën me investitorin italian, e që faturën ua faturoj taksapaguesve shqiptar.

“Ne nuk mund të vijmë këtu t’u themi se nuk po bëni mirë kontratën ndërkohë që ne jemi borxhli”

E gjithë kjo panoramë vjen në një situatë të zymtë për ekonominë e vendit. Borxhi publik më i larti në histori, ku shifrat tregojnë se kjo qeveri ka marre me shume borxh se te gjitha te marra se bashku.

E natyrshëm pyetja është se ku po përdoren këto para? Shlyerje borxhi te vjetër dhe ne rruge qe dalin me kosto dhjetëfish me te larte.

E po të kthehemi pas në kohë vetë Edi Rama do të deklaronte si opozitar se:
“Borxhi i lartë publik është kërcënim për ekonominë, rrezikon falimentimin. Kjo është një deklaratë shumë e rëndë që pasqyron atë që ne në mënyrë të përsëritur kemi bërë me dije për publikun, duke iu rënë kambanave të një alarmi. Është e pamundur të vazhdohet të mbahet pesha e këtij borxhi dhe të vazhdohet të shpenzohet nga ana tjetër pa asnjë lloj papërgjegjshmërie”.

Sot Shqipëria sipas Agjencisë ndërkombëtare të vlerësimit Moody’s, ka mbajtur të pandryshuar në B1 vlerësimin për nivelin e riskut të borxhit shqiptar, vëren se vendi ynë është i kufizuar nga një sërë faktorësh, duke filluar nga ekonomia e vogël dhe e padiversifikuar, korrupsioni, borxhi i lartë publik, financimet përmes formës së PPP-ve, të cilat klasifikohen jashtë bilanci, si dhe shkalla e lartë e euroizimit të vendit.

Këto janë vetëm disa të dhëna për faturat financiare që do të përballet vendi ynë, e të gjitha këto ndodhin pikërisht në një kohë mjaft të vështirë kur pandemia e Covid ka godit rëndë ekonominë.

Por në të gjithë këtë situatë vetë qeveria ka ndërmarrë edhe nisma që sipas tij i japim frymë ekonomisë. Nisma anti KÇK dhe drafti për amnistia fiskale është gati nga qeveria Rama./oranews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here