“Po bllokon procesin integrues të vendit”, Arben Malaj apel ish-kolegëve në PS: Ndalojeni këtë marrëzi të Ramës, e keni detyrim kombëtar

0
116

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i bashkuar së fundmi me Partinë Agrare Ambientaliste, ka reaguar ashpër lidhur me nismën e kryeministrit Edi Rama për të ndryshuar Kushtetutën në mënyrë të njëanshme.

Përmes nje postimi ne Facebook, Malaj shprehet se Rama e filloi vetë-pengimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian që me Ruzhdien në qarkun e Fierit.

E në këtë kontekst, Malaj i thërret ndërgjegjes së ish-kolegëve të tij në grupin parlamentar të PS-së që ta ndalojnë Edi Ramën në pengimin e perspektivës evropiane të vendit.

“Vetëm individë demagogë, anti-demokratik dhe anti-evropianë mund të bllokojnë në mënyrë të përsëritur procesin integrues të vendit. Rama nuk e kupton dot që “Integrim” do të thotë dorëzim gradual i sovranitetit. Dorëzimin e sovranitetit e kanë miratuar 95 për qind e shqiptarëve që duan integrimin në BE. Franca dhe Gjermania dorëzuan monedhat e tyre kombëtare (frankun dhe dojç markun) në favor të euros. Rama e filloi vetë-pengimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian që me Ruzhdien në qarkun e Fierit. Ne, disa kolegë deputetë në 2013-n në disa aktivitete publike i kërkuam Ramës të mos bojkotonte parlamentin, sepse pengonte integrimin evropian të Shqipërisë. Besoj shumë që në grupin parlamentar të PS-së ka akoma kolegë që ndjejnë përgjegjësi më shumë ndaj perspektivës evropiane të Shqipërisë se sa për vendin në listën e zgjedhjeve të ardhshme. Ata kanë detyrimin kombëtar ta pengojnë këtë marrëzi të Ramës dhe t’i hapin Shqipërisë rrugën negociatave të integrimit evropian, që aktualisht është i vetmi qiri që lëshon pak dritë në fund të tunelit të zvarritjeve tona historike në momente përcaktonjëse”, shprehet Arben Malaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here