Edicioni i ri i Champions League do të fillojë me raundin e parë të eleminatoreve ku është hedhur shorti për 4 vendet Kosovën, Andorrën, Irlandën e Veriut dhe San Marinon.
Kampionia e Kosovës do të përballet me atë të Andorrës edhe pse dy kampionatet nuk kanë mbaruar dhe nuk janë përcaktuar ende fitueset. Ndeshja e parë luhet më 8 gusht dhe është vetëm një kurse finalja luhet më 11 gusht.
Në kampionatin e Kosovës teksa kanë mbetur edhe 3 ndeshje gara mbetet e hapur dhe e vështirë. Drita e Gjilanit kryeson me 65 pikë ndjekur nga Ballkani i Suharekës me 62 pikë dhe rivalja e përjetshme Gjilani me 61 pikë.
Ndërkohë në kampionatin e Andorrës ka filluar raundi i ‘Championship’ ku kryeson Engordany me 3 pikë por gara mbetet tërësisht e hapur.