DOKUMENTI/ Firmoset marrëveshja për votimin e “Zgjedhores” mes PS-së dhe opozitës parlamentare

0
134

Kryeministri Edi Rama së bashku me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla zhvilloi një takim 60 minutësh pasditen e sotme (21 korrik)me 3 kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës në Kuvend, Myslym Murrizin, Stojkun edhe Musain si dhe deputeten Rudina Hajdari.

Në emër të PS, Taulant Balla, firmosi me ta marrëveshjen politike për të votuar 5 qershorin.

Në dokumentin e siguruar nga Ora News, shkruhet se PS dhe Opozita Parlamentare angazhohet që të mbështesin me votë ndryshimet e marrëveshjes së 5 qershorit.

Po ashtu, në dokument pohohet që do të mbështen po me votë ndryshimet kushtetuese të propozuara.

Kryeministri Rama me anë të një statusi në facebook e ka bërë të qartë se hapja e listave është e rëndësishme për ta, por prekja e Kushtetutës pa miratimin e opozitës së bashkuar ka shqetësuar jo pak ndërkombëtarët.

Për 2 orë ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot takim në kryeministri për t’i bërë të qartë qeverisë së majtë qëndrimin e SHBA.

Zyra për shtyp e Ambasadës amerikane bën me dije se “Ambasadorja Kim u takua me kryeministrin për 2 orë për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh, përfshi pritshmëritë e qarta dhe të mirënjohura të SHBA në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik”.

Amendimet e kodit zgjedhor të dakordësuara mes PD dhe PS u votuan gjatë paradites nga Komisioni i Ligjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here