Diplomati Çeku: Në Kosovë Basha shkoi si kryetar i opozitës, por u kthye si një kryeministër

0
138

Diplomati Agim Çeku i ftuar në RTV Ora, duke komentuar viziten e kreut te PD-se ne Kosove, tha se Basha në Kosovë nuk ka pasur qëllim që të futet në punët e brendshme apo për të krijuar mazhoranca.

Agim Çeku: Basha në Kosovë nuk ka pasur qëllim që të futet në punët e brendshme apo për të krijuar mazhoranca. Ka një hap përpara dhe falë mirëkuptimit që gjetën te Basha, liderat e Kosovës së shpejti do të kenë një produkt konkret në komunikimet e tyre. Pavarësisht probleme që kanë liderat, kryefjala është shqetësimi që kanë për Kosovën dhe imazhi i saj ndërkombëtar, si dhe ardhmëria e shtetit të Kosovës. Ata kanë nevojë për një klimë mirëkuptuese dhe bashkëpunuese nga Shqipëria.

Sipas Çekut, në takimin me Bashën, Thaçi i shtjelloi qëndrimin e tij 4-ditor në Hagë.

Agim Çeku: Asnjë nga pala kosovare nuk u dëgjua që të kundërshtonin drejtësinë. Brengosja e tyre nuk është fati i tyre, por fati i Kosovës. Edhe në takimin me presidentin, u shtjellua qëndrimi i tij 4-ditor në Hagë. Në të gjitha rastet do të përpiqet që të mbrohet e vërteta. Por nuk ishte detyrë e Bashës për të ndërhyrë se si do të arrihej kjo.

Çeku tha dhe se Basha shkoi si kreu i opozitës, në Kosovë, dhe falë mbështetjes së marrë u kthyer si një kryeministër.

Agim Çeku: Basha afroi mbështetjen e tij si kryeministër i ardhshëm në të gjitha pozicionet, qoftë si lider i opozitës apo si kryeministër nesër, për të mbrojtur si atë që është arritur gjatë dhe pas luftës së Kosovës. Për mua ishte një befasi që kishte nevojë për një rrotacion politik në Shqipëri dhe gatishmëria e tyre për të bashkëpunuar me kryeministrin Basha, sikurse e thanë ata. Ai shkoi si kryetar i opozitës, por u kthye si një kryeministër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here