Ish-ushtarja e UÇK-së: Ju rrëfej torturat që kanë përjetuar gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

0
140

Ish ushtarja e UÇK-së, Shkëndije Hoda ka rrëfyer për përjetimet e grave të dhunuara gjatë luftës. E ftuar në emisionin ‘Personale’ ajo tha se ka shumë gra të cilat ende nuk iu kanë rrëfyer bashkëshortëve të tyre për atë që kanë përjetuar.

Hoda pohoi se në Kosovë janë më shumë se 20 mijë persona të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, ndërsa theksoi se vetëm në rajonin e Gjakovës, ajo ka identifikuar 187 raste të dhunimit.

“Ka gra që nuk i kanë rrëfyer burrave të vet, ka prej tyre që burrat i janë ndarë, ndërsa ka edhe raste në Gjakovë kur familja më nuk i ka pranuar, i ka larguar. Problemi i grave që nuk ju kanë rrëfyer burrit atë që ka ndodh tash ato kur t’i marrin pensionin. 187 raste janë që i kam identifikuar vetëm unë kur kam qenë në uniformë. Vetëm në komunën e Gjakovës ka me mijëra, flitet që janë mbi 20 mijë, por unë mendoj se janë më shumë”, tha Hoda.

E pyetur për ndonjë rast më të rëndë, sa i përket rasteve të grave të dhunuara gjatë luftës, ajo rrëfeu shkurt një rast të tmerrshëm ku ende një familje kosovare vuan për atë që ka ndodhur më shumë se 20 vite më parë.

“E kemi një rast që nuk po mundemi me bind familjen me u pajtu. E kemi një rast që pasi e kanë dhunuar, e kanë detyruar edhe vëllain me dhunu motrën. Ai është rast shumë i rëndë. Sa herë që vjen vëllai nga jashtë, motra shkon në pushim diku. Ata nuk mund të takohen asnjëherë se nuk mund të shihen në sy”, tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here