Ibrahimovic dhe Donnarumma pranojnë ulje rroge për të qëndruar tek Milani

0
139

Mediat italiane shprehen se yjet e Milanit Zlatan Ibrahimovic dhe Donnarumma janë shumë afër nënshkrimit të një kontrate të re 1 vjeçare me skuadrën kuqezi.

Ditën e djeshme ata janë spikatur në shtëpinë e agjentit të tyre të përbashkët Mino Raiola në Monte Carlo.

Sipas asaj që shkruan La gazetta dello sport, të dy lojtarët kanë pranuar të shkurtojnë pagesën e tyre vetëm për të qëndruar në skuadër.

Mediet italiane besojnë se qëndrimi i dy lojtarëve “i falet” qëndrimit të trajnerit Stefano Pioli i cili pranoi një kontratë tjetër 2 vjeçare me Milanin.

Gjiganti suedez është i gatshëm të ulë pagën nga 6 në 5 milionë në vit, një shifër që gjithsesi mbetet e lartë për standardet e reja të Elliot.

Orët e fundit ka lindur një hipotezë tjetër: ndarja e shumës 6 milionë në dy vite, pra për një kontratë dyvjeçare.

Një mundësi kjo që mund t’i përshtatet lojtarit, por jo klubit kuqezi, që kurrsesi nuk dëshiron të nënshkruajë për 2 vite me një 38-vjeçar.

Gjithçka do të varet nga takimin mes Raiolas dhe drejtuesve të “Djallit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here