Agjencia Kombëtare e Mjedisit / Shkarkimet urbane zhdukin gjallesat në Liqenin Artificial dhe atë të Farkës

0
192

 

Liqeni-Artificial_1-300x190Liqeni Artificial i Tiranës dhe ai i Kasharit janë nën kushtet mesatare të sigurimit të mbijetesës së gjallesave. Ky fakt tronditës është bërë publik nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, e cila për herë të parë ka monitoruar cilësinë e tri liqeneve kryesore të kryeqytetit. Shkak për ndotjen në këto nivele të dy liqeneve kryesore në Tiranë, sipas këtij raporti monitorimi, janë bërë shkarkimet urbane në liqen. Vetëm Liqeni i Farkës paraqet vlerën më të vogël, çka flet për një impakt shumë të ulët ndotjeje në ujërat e këtij liqeni. Pas kampionimit dhe analizimit të ujërave të Liqenit rezulton se ai Kasharit është në gjendje nën mesatare, ndërsa ai Artificial në mesatare.
Para prezantimit të të dhënave, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri, u shpreh: “Ky është një monitorim paraprak i cili i hap rrugën një monitorimi më të detajuar për vitin 2016 për të pasur të dhëna në stinë të ndryshme dhe për të pasqyruar një panoramë më të saktë të nutrientëve në liqen”.
Monitorimi i cilësisë së ujërave të liqeneve kryesore të Tiranës vjen pas monitorimit të liqeneve të mëdhenj nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Për liqenin e Kasharit situata paraqitet me e ndotur pasi vlerat e Nevojës Kimike për Oksigjen dhe Nevojës Biokimike për Oksigjen janë dëshmi e qartë e shkarkimeve urbane në këtë liqen nga banesat përreth. Ujërat e Liqenit klasifikohen ne gjendjen eutrofike (nën mesatare). “Referuar vlerave të nevojës kimike për oksigjen (NKO), Liqeni Artificial i Tiranës paraqet një gjendje eutrofike ku duket qartë impakti i shkarkimeve urbane në liqen.I njëjti arsyetim vlen edhe për nevojën biokimike për oksigjen (NBO) ku rezultati i marrë referuar Direktivës Kuadër të Ujit e klasifikon në gjendje eutrofike. Përmbajtja e azotit rezulton e ulët (< 1 mg/l). Vlerat e përmbajtjes së nitrateve variojnë nga 0.02 – 0.15 mg/l duke i klasifikuar ujërat e liqeneve të cilësisë oligotrofike. Përmbajtja e fosforit është faktori kryesor që përcakton shkallen e eutrofikimit ne ujerat e liqenit. Vlerat e monitorimit paraprak të kryer nuk e tejkalojnë vlerën kufi të ujërave oligotrofike 10 μg/l. Përmbajtja e këtij parametri variojnë nga përqendrimi < 0.005 mg/l – 0.045 mg/l. Referuar këtij parametri ujërat klasifikohen si oligotrofike. Pra si klasifikim ujërat e liqenit artificial paraqesin gjendje mezotrofike (mesatare)”. Ndërsa liqeni i Farkës paraqet vlerën më të ulë, gjë e cila tregon qartë impakt shumë të ulët ndotjeje në ujërat e këtij liqeni. I njëjti arsyetim vlen edhe për nevojën biokimike për oksigjen ku vlerë më të ulet paraqet Liqeni i Farkës. Përmbajtja e azotit rezulton e ulët (< 1 mg/l).Pra si klasifikim ujërat e liqenit të Farkës paraqesin gjendje oligotrofike (e pastër)”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here