Ndoka: Rast unikal ndryshimi i Kushtetutës në mënyrë të njëanshme, nga një parlament jolegjitim për të favorizuar mazhorancën

0
126

Në një intervistë për Ora News, ish-deputeti Nard Ndoka tha se kryeministri Rama po ndërmerr ndryshime radikale të njëanshme të kushtetutës.

Ai u shpreh se kryeministri po përdor disa deputetë në Kuvend për të hedhur në erë marrëveshjen e 5 qershorit.

Sipas Ndokës, Rama nuk po e pranon rotacionin politik, duke mos ndryshuar nga Berisha dhe Nano.

Nard Ndoka: Është rast unikal ndryshimi i Kushtetutës në mënyrë të njëanshme nga një parlament jolegjitim për të favorizuar mazhorancën. Ndryshime kushtetuese duhet të bëhen me konsensus. Opozita vjen nga një proces dramatik të manipulimit të zgjedhjeve. Ne u përpoqëm të japim konsensusin tonë politik. Por papritur Rama duke keqpërdorur disa deputetë e hodhi në erë këtë marrëveshje.

Rama është nën një trysni shuam të madhe. Ndërkombëtarët e kanë të vështirë të merret me të, sepse ai ndryshe bisedon me ta, ndryshe shprehet në parlament. Ai e di se e ka të sigurt humbjen, prandaj do ta dorëzojë Shqipërinë si tokë të djegur dhe për këtë do të ketë pasoja politike dhe ligjore. Rotacioni nuk është fundi i botës, por Rama nuk po pranon që ta bëjë, sepse unë kam shprehur që është një hap para Berishës dhe Nanos. Ne nuk mund ta pranojmë këtë aventurë të rrezikshme të Ramës.

Ndoka theksoi se Opozita nuk e ka si opsion bojkotin, por përkundrazi, po përpiqet që ta ndalë Ramën duke u futur në proces.

Nard Ndoka: Bojkoti nuk futet në axhendën e opozitës, sepse ne po përpiqemi që ta ndalojmë Ramën. Në këtë sens opozita është e vendosur për të marrë pjesë në proces, për të vendosur standarde dhe rikthimin e besimit te votuesit. Rama nuk e kupton se ku është futur, sepse mendon se në takimet ndërkombëtare mund të shkojë të bëjë foto si gruaja e Bilalit.

Ndoka shtoi se me ndryshimet kushtetuese të 30 qershorit, vendi do të futet sërish në një krizë politike.

Nard Ndoka: Nëse tentohet që të ndërmerren ndryshimet e 30 qershorit, do të ketë një përgjigje ekzemplare. Ne nuk kemi bërë një marrëveshje me Ramën si një kundërshtar politik, por e kemi bërë me garancinë e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë. Nga ana tjetër, mund të futemi në një krizë politike dhe një refraktarizim të politikës. Ai nuk do të ketë shans që të shkojë drejt këtij përfundimi të turpshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here