Një punëtor ndërtimi mësohet se ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në pallatin ku punonte, ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Hoxha Tahsim’ në Tiranë. 55 vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë për jetën në spital.
“Më datë 04.08.2020, rreth orës 11:35, në rrugën “Hoxha Tahsim” duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia shtetasi P.L.,55 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.