Intervista për “Zërin e Amerikës” / Meta: Jam politikan që votohet nga shqiptarët, qeveria kërkon shtim të energjisë dhe impulseve

0
163

 

Tensioni në studio/ Gazetarja: Ju jetë luksi dhe qytetarët me 5 USD në ditë, ata po ikin dhe ju nuk ndieni përgjegjësi. Meta: Duhet ta filloni gazetarinë nga e para, unë s’kam makinë personale

meta te zeri amerikes

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili ndodhet për një vizitë në SHBA, deklaroi dje gjatë intervistës për “Zërin e Amerikës” se reforma në drejtësi është kusht për hapjen e negociatave. Po ashtu, ai foli për marrëdhënien e koalicionit dhe për gjendjen ekonomike në Shqipëri si dhe për aferën “CEZ-DIA”. Por në këtë intervistë u has një tension i madh në studio, kjo edhe falë pyetjeve jo pak “ngacmuese” të gazetares së VOA-s, Ardita Simiçia, ndaj Kryeparlamentarit.

 

 

Si e gjykoni qeverinë “Rama” sa i takon situatës ekonomike? Ekonomia mbetet ende një problem shumë i madh për Shqipërinë dhe duket se popullata po ju jep një votë të zëshme negative me ikjen masive… Çfarë note do t’i vinit ju qeverisë?

Nuk jam mësues që të vë nota dhe jam pjesë e qeverisë dhe këtij koalicioni dhe i gatshëm për të njohur përgjegjësitë e mia dhe të forcës që përfaqësoj. Kjo qeveri e mori në një situatë të vështirë. Ka shumë faktorë të jashtëm, por shumë më tepër duhet të bëhet në këtë drejtim. Ky ka qenë edhe shqetësimi ynë kryesor. Pa vendosur asnjë notë dua të them që duhet të bëjmë shumë më tepër për rritjen ekonomike. Duhet të marrim dhe shembull vende të tjera siç është rasti i Maqedonisë që pavarësisht krizës politike ka arritur të tërheqë mjaft investime.

Desha t’ju bëj një pyetje disi personale. Klasa politike në Shqipëri që shpalos një mënyrë jetese dhe një luks të jashtëzakonshëm, a ndiheni ndonjëherë nën presionin e publikut, këtij publiku që ikën për ditë, që keni një minimale të jetës tek 5 dollarë në ditë, a ka ndonjëherë diçka që ju prek, që ju kap, në të gjithë këtë shpalosje luksi dhe ekstravagance do të thosha?

Nuk e di se për çfarë luksi ju e keni fjalën.

Për mënyrën tuaj të jetesës, për shtëpinë e pushimit, për makinën, për pushimet ku i bëni, për…

Unë makinën time zonjë, po ju nuk jeni informuar mirë. Nuk jam këtu për t’u marrë me…

  1. Meta, unë besoj se shikuesit tanë e gjykojnë atë që shohin me sytë e tyre përditë, Shqipëria është e vogël dhe besoj se kam detyrimin profesional të ngre shqetësimin që e marrim përditë. Pyetja e vetme që marrim, ekskluzive për çdo politikan është: Klasa politike duhet të largohet, ata po e mbajnë peng këtë vend, janë të gjithë të korruptuar… Them nga ana personale a e ndieni ndonjëherë presionin, a ju vjen ndonjëherë siklet nga e gjitha ajo që thuhet… a ndieni ndonjëherë dëshirën mjaft më dua të sqarohem, dua të lahem me këtë…?

Përderisa ju nga ana personale merrni përsipër të flisni në emër të gjithë popullit shqiptar…

Jo, nga ana profesionale e shikuesve që shkruajnë për ditë.

Mirë nga ana profesionale, atëherë unë nuk mund të merrem me gjëra të tilla personale dhe ta ul nivelin e bisedës në këtë nivel. Unë jam politikan i cili jetoj në Shqipëri, i cili votohet dhe vlerësohet nga shqiptarët. Mund të vlerësohet edhe nga ata që ju dërgojnë juve mesazhe të tilla. Vlerësohet edhe nga ata që votojnë për këtë forcë politike. Ndërsa për sa i takon makinës, nuk kam asnjë makinë personale, thjesht për të qenë ju e mirinformuar.

Dakord. Emri juaj ka dalë disa herë është lakuar lidhur me afera korruptive. Ju keni thënë vetë nuk përmendet emri im në veçanti, por megjithatë një e një bëjnë dy dhe një Kryeministër që më parë është akuzuar për korrupsion, kusht tjetër mund të jetë në aferën CEZ-DIA? Kjo ishte një ndër aferat e fundit që u përmend.

Si ishte kjo akuzë?

Që një kompani që kishte lidhje me ju…

Dhe nga provohet kjo?

Kjo ka dalë në një dokument të BIRN-it që është marrë nga firma… Unë besoj se të gjithë shqiptarët e kanë lexuar atë informacion.

Kjo është e keqja juaj se unë kam marrë 260 mijë vota dhe nuk flas dot në emër të shqiptarëve, madje jam i kujdesshëm të flas edhe në emër të tyre që kanë votuar për mua. Ndërsa ju flisni në emër të gjithë shqiptarëve për një mashtrim publik.

Jo, për një njoftim në media…

Është bërë e qartë që nuk është përmendur emri im. Unë nuk e kam zakon të përmend emra, ju e paskeni, është e drejta juaj, me sa duket duhet ta filloni gazetarinë nga e para!

Pse tërhiqni një vëmendje të tillë mediatike?

Kur të mos jem në politikë emri nuk do të dalë.

Qytetarët po ikin përditë dhe po tregojnë se kanë humbur besimin, ju nuk e ndieni këtë?

Mendoj që është gjëja më e lehtë të flasim në mënyrë populiste. Ne nuk do të gënjemë njerëzit.

Si janë relatat brenda koalicionit?

Impulset nuk kanë të bëjnë me emrat. Kjo është e keqe se gjithçka në Shqipëri personalizohet. Për të arritur rezultate. Kërkon shtim të energjive dhe impulseve.

Reforma në drejtësi?

Është e domosdoshme të bëhet një ndryshim rrënjësor në sistemin e drejtësisë. Kjo është arsyeja e një angazhimi kaq të madh të mazhorancës, uroj dhe të opozitës. Komisioni i Venecias do të shprehet për ndryshimet kushtetuese që do ti hapin rrugë kësaj reforme. Ndryshim që të ndihet tek qytetarët shqiptarë. Miratimi i reformës kushtetuese do t’i japë një shtysë të fuqishme hapjes së negociatave me BE-në.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here