RENEA ‘mbërthen’ Ora dhe Ora News, Demalia: Ministri i Brendshëm duhet të dorëhiqet për terrorin psikologjik

Publicisti, Ilir Demalia, e konsideron të paligjshme përfshirjen e Forcave Speciale RENEA në sekuestron e televizioneve Ora dhe Ora News.

Ai shprehet se Ministri i Brendshëm duhet të japë dorëheqjen për përdorjen e repartit elitë për shoë, duke nënvizuar se RENEA nuk është aty për tekat e tij dhe Kryeministrit.

Demalia: Nuk e di që gazetarët e Ora News jetojnë me drogë dhe aty bëhet trafik droge. Si ka mundësi të sulmohet? Ministri i Brendshëm duhet të japë dorëheqjen për presionin psikologjik sikur aty me forca të armatosura ishte  Al-Qaeda. RENEA duhet të dalë me 5 firma, ka kosto dalja e tyre. Kush e paguan atë kosto për një shoë për të terroziuar mediat. Ministri i Brendshëm kur të vijë dita duhet të japë përgjegjësi për këtë, nuk është RENEA për tekat e Edi Ramës dhe Ministrit të Brendshëm për të terrorizuar fjalën e lirë, janë për raste speciale.

RENEA ‘mbërthen’ Ora dhe Ora News, Demalia: Ministri i Brendshëm duhet të dorëhiqet për terrorin psikologjik

Konsulli i nderit në Liban rrëfen detajet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko