Fiorentina mban hapin, Napoli i Hysajt ndalet me barazim

0
161

 

Taulant Xhaka afër Fiorentinës

Fitore e thjeshtë për Fiorentinën në javën e 11-të të Serisë A. Në “Artemio Franchi”, vjollcët e Paulo Sousas mposhtën 4-1 Frosinonen duke u ngjitur në krye të Serisë A në kuotë të barabartë pikësh me Interin. Serinë e golave për Fiorentinën e hapi sulmuesi i talentuar kroat Ante Rebic. Në minutën e 24-t një gjuajtje kros e 22-vjeçarit ballkanas la të shtangur portierin e Frosinones Zappino. 5 minuta më pas qendërmbrojtësi argjentinas Gonzalo Rodriguez shënoi edhe golin e avantazhit të dyfishtë për skuadrën vjollcë. Rezultati 2-0 shokoi Frosinonen që pësoi edhe dy gola të tjera brenda pjesës së parë. Në të 31-ën Babacar nga pika e bardhë e penalltisë i çoi shifrat në 3-0, ndërsa Mario Suarez në të 43-ën vendosi në kasafortë fitoren e Fiorentinës duke realizuar golin e 4-0 që ishte i pari për të me fanellën vjollcë. Frosinone ndërkohë arriti të realizonte golin e nderit me Fraran në minutën e 87-t. Pas 7 fitoresh radhazi mes kampionatit dhe Europa Leagues, ndalet edhe Napoli i Maurizzio Sarrit. Të kaltrit barazuan 0-0 me Genoan në stadiumin “Marassi” në një ndeshje me shumë raste nga të dy krahët. Higuain, Hamsik dhe Insigne këtë herë nuk e kishin saktësinë e duhur përpara portës për ti dhënë një tjetër sukses Napolit. Ashtu si në pjesën më të madhe të ndeshjeve të këtij sezoni Elseid Hysaj luajti titullar edhe në këtë takim duke zhvilluar një paraqitje të mirë. Përfundoi në barazim pa gola sfida mes Udineses dhe Sassuolos. Një tjetër 0-0 u regjistrua edhe në takimin mes Carpit dhe Veronës. Ndërkohë ndryshimi në drejtim i shërbeu shumë Bolonjës që u rikthye te fitorja pasi mundi 3-0 Atalantën. Ndeshja e parë dhe suksesi i parë për Roberto Donadonin në stolin e kuqebluve.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here