Sondazhi me mbi 31 mijië votues/ Pse Basha po fiton me diferencë të theksuar?

0
181

Sondazhet vazhdojnë të tregojnë se lideri i opozitës, Lulzim Basha është i preferuari i votuesve si kryeministër, me avantazh ndaj kryeministrit aktual, Edi Rama.

Një tjetër sondazh online, i bërë dje nga faqja më e madhe në FB me mbi 2 mln fansa, tregon se mbi 65 përqind e votuesve mbështesin Bashën si kryeministër. Ndërkohë vetëm 35 përqind e votave shkojnë për Ramën. Mbi 31 mijë persona kanë votuar online.

Ky nuk është sondazhi i parë që fiton Basha online, por të gjithë sondazhet e nxjerrin fitues.

Nga ana tjetër, mediat e majta kanë nxituar të theksojnë se sondazhet online janë të pabesueshme.

Në fakt, sondazhet online mund të mos merren për referencë, por në rastin konkret, kur dihet se qeveria ka një armatë komentuesish të paguar dhe të detyruar, nga ata të administratës, e kupton që fryma tregon se pritet rotacion politik.

Këtë e tregon edhe video e mëposhtme, ku socialistët angazhojnë votues rusë dhe grekë të blerë online dhe sërish Rama nuk del fitues.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here