Në Komitetin Politike të KiE-së/ Leskaj, replika me deputeten serbe: Kosova të jetë anëtare me të drejta të plota e Këshillit

0
160

 

 

Leskaj KiENënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Valentina Leskaj, pjesëmarrëse në debatin e Komitetit Politik të KiE-së në Paris kritikoi qëndrimin e deputetes serbe mbi raportin për Kosovën, që prezantoi raporteri, Agustin Kond. Leskaj tha se gjuha e përdorur nga deputetja serbe nuk përkon me frymën e KiE-së dhe nuk kontribuon për paqen, stabilitetin dhe dialogun në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe konflikteve. “Çfarë dëgjova këtu nga kolegia serbe më vë përpara pyetjes nëse gjuha e përdorur në Këshillin e Evropës, kontribuon për paqen dhe stabilitetin, për dialogun, zgjidhjen apo për konfliktin? Unë vij nga një vend ku lojtarët e futbollit të ekipit serb deklaruan se u ndjenë shumë mirë në Shqipëri dhe ndërkohë të njëjtën gjë deklaruan studentët serbë të cilët ndenjën në familjet shqiptare. Unë besoj që nuk duhet të përdorim këto modele për rajonin tonë që sjellin erën e bashkëpunimit, komunikimit, por është e vështirë të kuptoj gjuhën që u përdor këtu. Unë do të shpresoja se ky nuk është qëndrim zyrtar dhe se nuk jemi këtu t’i tregojmë gishtin njëri-tjetrit, por do gjejmë mundësitë e të kontribuojmë për dialog, paqe dhe stabilitet te rajoni dhe ky është roli i KiE-së”, – u shpreh Leskaj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here