Lista me mësuesit në Lushnjë / Emrat e deputetëve të PS-së dhe LSI-së që i emëruan, Nora Malaj rekomandoi motrën e Aldo Bares

0
202

 

emerimet-arsimNjë listë e publikuar nga “lapsi.al” ashtu si edhe në rastin e Drejtorisë së Tatimeve bën publikë emrat e deputetëve të mazhorancës të cilët kanë rekomanduar emërimin e qindra mësuesve në Lushnjë. Në dokumentet që janë bërë publike jepen emrat e mësuesve të emëruar dhe në krah të tyre edhe emri i deputetit apo politikanit që e ka çuar dhe vendosur në atë detyrë. Dokumentet e sipas PD-së së Lushnjës, provojnë se janë të paktën 169 mësues të cilët janë emëruar në këtë qytet me rekomandime të deputetëve dhe përfaqësuesve të mazhorancës dhe kjo ka ndodhur vetëm gjatë periudhës dhjetor 2013 – maj 2014. Bujar Çela i PS-së ka bërë 29 emërime, Arben Çuko, po i PS-së ka bërë 26 emërime, Erion Braçe i PS-së ka emëruar 17 mësues, Nora Malaj, zëvendësministre e Arsimit (LSI) ka bërë 3 emërime e ndërsa Petrit Vasili i LSI-së ka bërë 38 emërime. Figurojnë edhe emrat e Vasilika Hysit, deputete e PS dhe të disa kryetarëve dhe ish-kryetarëve të komunave të majta në Lushnjë. Këto kërkesat rezulton se i ishin paraqitur ish-drejtores së Arsimit, Luiza Tabakut, të arrestuar në nëntor të vitit 2014 për korrupsion, pasi u merrte para mësuesve për t’i emëruar. Por ajo që vihet re në të gjitha këto emërime, është rasti i rekomanduar nga zv.ministria e Arsimit Nora Malaj. Kjo e fundit ka emëruar në Drejtorinë Arsimore, motrën e Aldo Bares, kreut të ish-bandës famëkeqe të Lushnjës. Pëllumbesha Gjonaj është emëruar nga Nora Malaj në pozicionin e inspektores së Kurrikulave dhe Maturës Shtetërore në Drejtorinë Arsimore Lushnjë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here