Historia e dhimbshme e Dritanit dhe Eminesë / Kushërinjtë e parë që ju dorëzuan dashurisë së njëri tjetrit, sot të braktisur nga të gjithë

0
144

dritani-emineja alliu

Në pamje të parë ajo duket si një nga dhjetra mijë familjet shqiptare plot halle, të papunë, me fëmijë që nuk i rrisin dot në mënyrë normale, madje që janë në kufijtë e mbijetesës. Por historia e Dritan Alliut dhe Emine Sablit i kalon kufijtë e normales edhe në Shqipërinë e varfër ku vetëm 2% e popullsisë zotëron 90% të gjithë pasurisë së vendit. Dritani sot 39 vjeç që si profesion të vetëm ka atë të shoferit, ndoshta sot do të ishtë një i ri si gjithë të tjerët, me të gjitha problemet që ka jeta këtu, nëse shumë vite më parë që në moshën e adoleshencës nuk do ti ishte dorëzuar pa kushte me naivitet dashurisë së tij të parë dhe siç thotë edhe vetë, edhe të fundit. Gjithçka filloi si një afrimitet jo i zakonshëm me kushërirën e tij të parë, vajzën e tezes, Emine Sablin, sot 38 vjeçare. Gati moshatarë, të dy kishin edhe shumë shokë e shoqe të tjerë dhe kushërinjë, por nuk ndaheshin nga njëri tjetri. Me kalimin e kohës duke ndarë gati gjithçka me njëri tjetrin, problemet e moshës, të familjeve miqësia e tyre e veçantë kapërceu dashurinë e kushëririt për kushërirën dhe anasjelltas dhe ashtu si pakuptuar u shndërua në dashuri çifti. Dritani tregon se e ka vuajtur shumë kur kuptoi se e donte “ndryshe” kushërirën e tij të parë. E dinte se ishte duke bërë një mëkat që sdo tia falte askush, familjet të parat dhe aq më shumë opinioni. Por nuk mundej të kthehej dot prapa. E njëjta ndjenjë ishte zhvilluar ashtu fshehtas edhe te Emineja, deri në ditën që ata ju dorëzuan dashurisë së tyre që e kishin vetëndaluar heshtur në dhimbje. Për shumë vite e mbajtën të fshehtë, deri në momentin kur Emineja ngeli shtatzënë. Fillimisht menduan ta hiqnin fëmijën dhe të vazhdonin ashtu fshehurazi, sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Por nuk mundnin. Dilema ishte e madhe, derisa siç tregon Dritani për gazetën ai mori një vendim: në djall të shkojnë të gjitha, do flasin, do flasin dhe një ditë do pushojnë…Kështu lindi Dea që sot është 2 vjeçe. Por me ardhjen e saj në jetë, daljen në shesh të lidhjes së tyre dhe martesës që kishin bërë feshtas nga të gjithë, nisën jo problemet por një ferr i vërtet për jetën e tyre. Familjarët fillimisht u përpoqën ta prishnin lidhjen e tyre, presionet ishin të shumta. Por çifti e kishte vendosur. Pas kësaj të dy i përzunë nga familjet e tyre. Këtu nisi kalvari i vërtetë, pa punë, pa shtëpi me një fëmijë kërthi të sapolindur, ngelën rrugëve. Për disa ditë Dritanin e strehoi një mik që i kuptonte, por pak ditë ishin. Më pas me ato pak lekë që kishin kursyer të dy, aritën të gjenin një dhomë. Më pas Dritani mori me qera aty afër banesës një lokal dhe ashtu pak nga pak biznesi po nxirte diçka sa për të mbajtur familjen, kurse Emineja tek tuk punonte dy tre ditë, si edukatore zëvendësuese nëpër kopshte e çerdhe private duke marë me vete në punë edhe foshnjën. Pas një viti lindi edhe Dioni që sot është 1 vjeç. Por pikërisht kur dukej se më në fund gjërat po u shkonin mirë, problemet u shtuan më shumë. Gati çdo ditë njerëzit e të dyve po veçanërisht ata të Eminesë vinin te lokali dhe i bënin presion që të ndaheshin. Vëllezërit e saj thyenin çtë gjenin përpara dhe rrihnin keqas Dritanin. Policia vinte pas çdo sherri, por kur mësonte historinë e mbyllte çështjen. Klientët u larguan dhe Dritani i frikësuar nga kërcënimet se nëse nuk ndahej nga Emineja, u detyrua ta mbyllë biznesin me të cilin nxirrte bukën e gojës për 2 fëmijët e vegjël. Të njëjtat presione dhe kërcënime i bëheshin edhe Eminesë. Dritani tregon se Emineja ka tentuar disa herë të vetëvritet…Familjarët jo vetëm nuk i ndihmojnë por edhe i kanë mohuar, ish miqtë janë zhdukur dhe i shohin me përbuzje, sikur të kene bërë krimin më të madh. Asnjë shpresë nuk duket në jetën e tyre. Kjo është historia e dhimbshme e çiftit-kushërinj të parë që zgjodhën dashurinë dhe jo fisin dhe opinionin.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here