Një lojë domino u shndërrua në një sherr të ashpër dhe me pasoja të rënda mes disa të moshuarve në Vlorë, ku u gjakosën edhe rrugët, pas goditjes së njëri-tjetrit me sende të forta.
Nga zemërimi gjatë lojës, dy të moshuar kanë filluar të debatojnë e më pas të qëllohen me sende të forta (gurë) ku siç shihet në pamjet e mëposhtme të publikuara nga JOQ njëri prej të moshuarve i sulet dhe e qëllon me gurë.
Aty shihet se si ka nisur dhe denigruar ngjarja, ndërsa më vonë ka mbërritur edhe policia duke bërë të mundur qetësimin e situatës
Kujtojmë se u raportua se ata u transportuan në spital me urgjencë, çka dyshohet se sherri ka vazhduar edhe më tej.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca dhe forcat e policisë, ndërkohë që edhe disa persona kanë ndaluar për të mësuar çfarë po ndodh.
Faxweb.al ka siguruar pamjet ku duket se një prej të moshuarve është në gjendje jo të mirë shëndetësore pasi qëndron i shtrirë në tokë derisa e marrin në barrelë për ta dërguar në spital