“Don Zhuani” shkodran thyen çdo limit/ Vajza nga Kamza bën tatuazh në krah emrin e “Nojes”

0
154

Historia e Nojës nga Shkodra është sa një ngjarje e cila ka sa të duash vend për hetim pasi janë shfaqur veprime të dhunshme dhe anti-ligjore, por nga ana tjetër, është shndërruar çuditërisht në një ‘hit’ rrjeti ku memet dhe komentet nuk kanë fund.

Deri këtu, mbase duke përjashtuar mungesën e frikshme të reagimit qytetar ndaj veprimeve të tilla, do të ishte normale, por është totalisht e paimagjinueshme, kthimi i një personazhi të tillë në gjurmë që mbeten në trup për gjithë jetën, siç janë tatuazhet.

Djali “i famshëm”, i cili acaroi së tepërmi, partneren e tij pasi e tradhëtoi këtë të fundit me Brisilda Rrokajn, që tashmë ka marrë edhe nofkën e “Don Zhuanit” shkodran, u bë shkak që Margarita Gjoni, partnerja e tij, të dhunonte  ashpër dhe kërcënonte Rrokajn, pasi ajo e konfirmoi se kishte kryer marrëdhënie me Ndue Prekën.

Pamjet e dhunës u panë përmes disa videove të publikuara të cilat u bënë virale në rrjet. Kanë qarkulluar foto dhe video ditën e sotme me tatuazhe të improvizuara me stilolaps nga femrat përgjithësisht,  mirëpo nuk mbaron këtu.

OQ Albania ka publikuar një tjetër nga një studio tatuazhesh, ku një vajzë ka shkruar në krah emrin e Nojes. Një veprim tepër i guximshëm që e kthen përfundimisht Nojën në një personazh historia e të cilit mbase nuk do të besohet pasi të kalojë disa kohë, teksa ripërsërisim aktet shqetësuese të dhunës deri më tani të pandëshkuar kundër një vajze.

“Ma kerkoi nje femer dhe ja bera tatuazh ne studion time. Tani sapo e bem ne Kamez.”, shkruan personi që i ka bërë tatuazhin vajzës, teksa në video dëgjohet dikush që flet “Hajde Noje”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here